Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MËNGJESÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Gjellëtore ku njerëzit hanë mëngjesin. Një mëngjesore e vogël. Mëngjesorja e lagjes. Ha në mëngjesore. Te mëngjesoret kishte më shumë njerëz.
2. fet. Lutje e mëngjesit.
MËNGJESÓR,~E mb. Që lidhet me mëngjesin, që i përket mëngjesit, i mëngjesit; që është si e mëngjesit; që bëhet a jepet në mëngjes. U takuan në orët mëngjesore. Në luginë nuk kishte gjurmë të mjegullës mëngjesore. Dielli mëngjesor. Era (freskia) mëngjesore. Ajri (flladi) mëngjesor. Ngrica (vesa) mëngjesore. Riti i flisë mëngjesore.
MËNGJÉS,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Fillimi i ditës, koha pak përpara e pas lindjes së diellit; pjesa e parë e ditës, koha që kur gdhihet e deri në mesditë, paradrekja; kund. mbrëmje. E f…
Shfaq përkufizimin e plotë →MËNGJESÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur mëngjesoj.
Shfaq përkufizimin e plotë →MËNGJES/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR jokal. Ha mëngjes. Mëngjeson gjithmonë në të njëjtën orë.
Shfaq përkufizimin e plotë →MËNGJESÓR,~E mb. Që lidhet me mëngjesin, që i përket mëngjesit, i mëngjesit; që është si e mëngjesit; që bëhet a jepet në mëngjes. U takuan në orët mëngjesore. Në luginë nuk kishte…
Shfaq përkufizimin e plotë →MËNGJESÚAR (i, e) mb. Që ka ngrënë mëngjes. Ikën nga hoteli të mëngjesuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë