Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MËNG/Ë,~A f. sh. ~Ë, ~ËT 1. Pjesa e një veshjeje që mbulon krahun; krah. Me mëngë të gjata (të shkurtra). Mënga e këmishës (e xhaketës, e palltos). Fustan pa mëngë. E kapi për mënge. Përvesh (palos, kthej) mëngët. Qep mëngët e pardesysë.
2. krahin., kryes. sh. Këmishë. Mëngë e bardhë. Mëngë burrash. Mëngë me qafore.
3. Ngarkesë e vogël drush a sendesh të ndryshme sa mund të merret me një krah, krah. Një mëngë dru.
4. Pjesë, rrip a degëzim që ndahet nga një e tërë, që del jashtë ose hyn diku; skaj. Mëngë lumi (përroi). Mëngë deti (gjeogr.) gji deti. Mëngë toke. Mëngë mali. Mënga e fshatit. Në çdo mëngë të vendit.
5. fig. Njeri dorështrënguar. Mënga as ëngjëllit s’i jep gjë.
✱Sin.: krah, këmishë, degë, skaj.
♦ Më doli *kapuç me mëngë (diçka). Të kap (të zë) për mënge (dikush) të zë e të kujton shpesh për një hua a për diçka tjetër që i ke marrë, nuk të shqitet; të bezdis shumë; të kap (të zë) për këmishe. E mban (e ka) *asin në mëngë (dikush) libr. Mëngë në mes të kurrizit diçka e tepërt dhe e panevojshme, barrë e tepërt; diçka që nuk është në vendin e vet; rrota e pestë e qerres. Nxjerr *asin nga mënga (dikush) libr. Përvesh mëngët shih përvesh krahët. Shtriu mëngën (dikush) keq. Ka zënë vend diku (zakonisht në shtëpi) e nuk luan, me mendjen që të rrijë një kohë të gjatë, ngeshëm e pa ndrojtje; është ngulur e nuk lëviz që aty; ia zë shul (dikujt);ka lëshuar (ka zënë, ka hedhur) rrënjë; mbeti shul; shtroi gunën.
MËNG/ËR,~RA f. sh. ~RA, ~RAT 1. Vegël e posaçme për të shtypur ullinjtë për vaj.2. Enë druri si govatë, që shërben për të shtrydhur në të rrushin.3. Kopan për të rrahur lirin, meli…
Shfaq përkufizimin e plotë →MËNGJÉS,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Fillimi i ditës, koha pak përpara e pas lindjes së diellit; pjesa e parë e ditës, koha që kur gdhihet e deri në mesditë, paradrekja; kund. mbrëmje. E f…
Shfaq përkufizimin e plotë →MËNGJÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. Mjekime me mënyra e me barna të mjekësisë popullore; prime. I provuan të gjithë barnat për mëngji. I bëj ndonjë mëngji të sëmurit.2. Ilaçi a mënyra që pë…
Shfaq përkufizimin e plotë →MËNGJÍR vep., ~A, ~UR edhe fig., kal. Hidhëroj, helmoj.
Shfaq përkufizimin e plotë →MËNGJÍS vep., ~A, ~UR kal. 1. Mjekoj me mënyra e me barna të mjekësisë popullore. Mëngjis kafshët.2. fig. Gjej mënyrë për t’i larguar dikujt një dhimbje shpirtërore, një brengë, nj…
Shfaq përkufizimin e plotë →MË́NGJ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Dhi me njërën anë të gjirit më pak të zhvilluar.
Shfaq përkufizimin e plotë →MË́NGJËR (i, e) mb. 1. I majtë. Dora (këmba) e mëngjër. Syri (veshi, krahu) i mëngjër. Ana e mëngjër. Shkruan me dorën e mëngjër.2. I vëngër, vëngosh.3. I ngathët, i plogët.
Shfaq përkufizimin e plotë →MË́NGJËR,~A (e) f. Ana e majtë, e majta. Nga e mëngjëra e nga e djathta nga të gjitha anët.
Shfaq përkufizimin e plotë →MËNG/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. jokal. Ngrihem qëmenatë, ngrihem pa zbardhur mirë drita; ia nis një pune herët; nxitoj. Mëngonin për të shkuar në punë. Nesër do të mëngojmë për në mal.…
Shfaq përkufizimin e plotë →MËNGÓJ/Ë,~A f., vjet. Ushqimi që u sigurohej grave të veja pa fëmijë, buka e gojës për të vejat pa fëmijë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë