Fjalori
MËNDUR

MË́́NDUR (i, e) mb. është mëndur. Foshnjë e mëndur. Qengj (viç) i mëndur.

MËNDUR

MË́NDUR,~IT (të) as. Ushqim me gji. Diçka e domosdoshme për një zhvillimmirë të shtatzanisë dhe të të mëndurit.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: MËND
MËND

MËND,~I m. sh. ~E, ~ET Çast, moment.

MËND

MËND vep., ~A, ~UR kal. 1. I jap gji foshnjës (për nënat); mëkoj. Gruaja mori foshnjën dhe e mëndi. Nuk harrojmë qumështin që na kanë mëndur nënat tona.
2. vet. v. III Ushqen me qumështin e vet, mëmëzon (për kafshët). Dosa mënd gicat.
3. Vë të voglin e një kafshepijë te një kafshë tjetër, kur i ka ngordhur e ëma; shtyj e ndihmoj një qengj, një kec, një viç etj. të porsalindurpijë sisë tek e ëma. Mënd qengjin (kecin). Mënd viçin.
4. vet. v. III Pi gji tek e ëma (për kafshët). Qengji mëndi delen.
5. fig. E ushqej që në vogëli me një ide a me një ndjenjëcaktuar; edukoj, mëkoj. E mëndi djalin me ide përparimtare.
Sin.: mëkoj, tajit, mëzoj, ushqej, mëmëzoj, edukoj.

MEND
MEND

MEND,~TË f. vet. sh. 1. Aftësia e njeriut për të menduar dhe për të njohur botën, zotësia për të hyrëthelbin e gjërave, për të shpjeguar ligjet e zhvillimitnatyrës e të shoqërisë dhe për të vepruarpërputhje me to; aftësia për të kuptuar e për të gjykuar drejt, arsye; zgjuarsi, mençuri; truri si qendër e veprimtarisë mendore, mendje (edhe në një varg njësish frazeologjike). Njeri me mend. Kaq mend ka. Është i trashë (i mpitë) nga mendtë. Punon (sillet, vepron) me mend (në kokë). E kapi me mend. Ia çau mendtëdysh. Shtat e hije, mend asnjë fije. (fj. u.).
2. Mendimikemi për diçka a për dikë; ajo çka mendon dikush, përmbajtja e të menduarit. Ndërroi mend. Mos shko me ato mend! Me ç’mend ka ardhur? Flet me mendtë e tjetërkujt.
3. Dije, mësim; përvojë; këshillë. Do (kërkon) mend nga shokët. U jep mendtjerëve i këshillon; u shet mend. Erdhi për mend. Priste mend nga më të vjetrit.
4. Kujtesë (edhe në një varg njësish frazeologjike). E kam në (ndër) mend e kujtoj, e kam parasysh. E mbaj në (ndër) mend nuk e harroj. E sjell ndër (në) mend e kujtoj. shkon ndër mend kujtohem; mendoj. vjen (më bie) ndër mend kujtohet. Ia shtie (ia fut) në (ndër) mend (në mendje) ia kujtoj. Nuk më hiqet nga mendtë. Më doli (më iku) nga mendtë (mendsh) e harrova.
Sin.: arsye, mençuri, fiqir, mendje, tru, kokë, tragë, tutkë, hatër, torua, terezi, mendim, gjykim, opinion, vlerësim, këshillë, dije, mësim, përvojë, kujtesë, kujdes.
Aq mend ka (dikush) mospërf. aq di e aq kupton, nuk është shumë i zgjuar, mos kërkoshumë prej tij; aq ia pret. I ka mendtë në *këmbë (dikush) iron. Me një *barrë mend. Bëj mend. 1. Mendoj, thembëj diçka; vendos; e bëj me mend (për diçka); kam mend; e ndava mendjen; kam ndër mend; them me mend; e vë në mendje. 2. Shkëmbej mendime me dikë; këshillohem me dikë. E bëj me mend (për diçka) shih bëj mend1. Biemend përpiqempërmbahem e të mendoj mirë për një veprim, nisarsyetoj si duhet e të kuptoj drejt; i thërras mendjes; e mbledh mendjen; i vë gishtin kokës; i thërras arsyes. Më ra ndër mend. 1. (dikush a diçka). U kujtova për të; shkoi (më vajti) mendja. 2. (për diçka). Kam dëshirë ta kem diçka, më teket për diçka. Blen mend (dikush) merr ngatjerët këshilla ta mira, e dëgjon fjalën e mirë, mëson. Bluaj me mend sjell e përcjellmendje për të gjetur një zgjidhje; e mendoj mirë; e bluajmendje (diçka); e rrah me mend (diçka); rrah mendjen. I dalë mendsh (dikush) i çmendur; i dalë dushkut; ia ka shkundur era trutë (dikujt). Doli mendsh (dikush) s’është më në vete, u çmend, shkalloi; nuk di se ç’bën; i iku mendja (dikujt); iku nga mendtë; luajti nga mendja; luajti mendsh (nga mendtë); u prish nga mendja; u prish nga mendtë (mendsh); humbi mendtë e kokës.doli (më iku) nga mendtë (diçka) shih doli nga mendja (diçka). I kanë dalë mendtë mbi *bishtaleca (mbi gërsheta) (dikujt). S’do mend me siguri, patjetër; dihet, s’ka nevojëthuhet a të diskutohet, natyrisht; s’do fjalë; ta merr (ta pret) mendja; është afër mendsh; merret vesh; del (vjen) vetvetiu. Ia fut (ia shtie) në mend (diçka) ia kujtoj, e bëj që të mendohet a të interesohet për diçka; e mësoj si të veprojë; ia fut (ia shtie) në mendje; ia fut në tru. hahen mendtë (ndër vete). 1. shih vras mendjen. 2. Jammëdyshje, një mendjethotë po, një mendjethotë jo. I ka ngrënë mendtë (dikush) nuk di se ç’bën, sillet a vepron si i marrë, nuk punon me mend; nuk ështërregull nga trutë; nuk i ka mendtëkokë (në krye). S’m’i ka ngrënë sorra (pula) mendtë nuk jam aq i marrë e aq budalla që të mos marr vesh a të mos kuptoj diçka; nuk e kam humbur mendjen. E hedh (e lë) pas mendsh (diçka) e harroj krejt, nuk përpiqem ta mbaj mend a ta kujtoj; e heq (e shkul) nga mendja; e hedh pas (prapa) krahëve; e laj mendjen. Nuk më hiqet (nuk më shkulet, nuk më shqitet) nga mendtë (dikush a diçka) shih nuk më hiqet (nuk më shqitet) nga mendja (dikush a diçka). Humbi mendtë (e kokës) (dikush). 1. Shkalloi, u çmend; e lanë (e lëshuan) mendtë; doli mendsh. 2. U shastis nga diçka e papritur, e jashtëzakonshme, shumë e bukur etj.; la mendtë (e kokës); la mendjen; humbi mendjen. Hyn me mend e del pa mend (diku) mahnitesh nga ato që sheh diku, është aq e papritur mrekullia atje; mendjen (dikush). Iku nga mendtë (dikush) u çmend, lajthiti; i iku mendja (dikujt); luajti mendsh (nga mendtë); u prish nga mendtë (mendsh); u prish nga mendja. Është afër mendsh (diçka) shih është afër mendjes (diçka); kund. është larg mendsh. Ështëafër mendsh (diçka) shih ështëafër mendjes (diçka). Është *fukara për mend (dikush). Është *fushë nga mendtë (nga mendja, nga koka) (dikush) mospërf. Është *fyell nga mendtë (nga mendja, nga koka) (dikush) mospërf. A je ndër mend? a e ke mendjenrregull apo jo?, a jegjendjegjykosh se ç’po bën? (kur dikush thotë a bën diçka farepapeshuar a të pamenduar); nuk e ke kokën (mendjen) në vend. Është larg mendsh (diçka) nuk ka asnjë dyshim, as që mundmendohet ndryshe; është fare e pabesueshme; s’është e drejtëmendohet që...; është jashtë mendjes; kund. është afër mendsh. Është *i lehtë nga mendja (dikush). Ia dha mendtë në *dorë (dikujt). U jep mendtjerëve (dikush) mbahet si më i mençur a më i ditur dhe u jep këshillatjerëve; shet mend; i pëlqen mendja (e vet) (dikujt). Është *i shkundur nga mendtë (dikush). E kam me gjithë (me tërë) mend e kam me të vërtetë, nuk bëj shaka, nuk po tallem. Kam mend mendoj, them që...; bëj mend; them me mend; kam ndër mend. Kam ndër mend mendojbëj diçka, të shkoj gjëkundi etj.; them që...; kam mend; e kam mendjen; them me mend; bëj mend. E kam ndër mend (dikë a diçka) nuk e harroj; nuk e heq nga mendja. Nuk i ka mendtë në *kokë (në krye) (dikush). I ka mendtë (e ka mendjen) prapa *kokës (dikush). I ka mendtëmajë të *thanës (dikush). I ka mendtë *pupël (dikush). I ka mendtë (e ka mendjen) pas *qafe (dikush). I ka mendtë (e ka mendjen) pas *shpine (dikush). I ka mendtë në *tra (dikush) mospërf. I ka mendtë në *tufëfestes (dikush). Nuk i ka mendtëveta (dikush) nuk është aq i zgjuar, shkon pas mendjes së të tjerëve. Ia ka mendtë vetes (dikush) ka kujdes që të mos pësojë gjë, ruhet të mos bjerëgabime a të mos ia hedhë kush; është i kujdesshëm, e ruan veten. Ka një *okë mend (dikush). Nuk ka (as) pesë (as dy) *para mend (dikush). Lajthiti nga mendtë (dikush) u çmend, lajthiti; iku nga mendtë; luajti nga mendja; luajti mendsh (nga mendtë); doli mendsh; u prish nga mendtë. La mendtë (e kokës) (dikush) u habit shumë pas dikujt a pas diçkaje, u shastis, aq shumë i pëlqeu a u befasua; humbi mendtë (e kokës); la mendjen. E lanë (e lëshuan) mendtë (dikë) nuk është më në gjendjemendojë ose të gjykojë thellë, ka rrjedhur, u çmend; luajti nga mendja (dikush); luajti mendsh (nga mendtë) (dikush); humbi mendtë e kokës (dikush); e ka lënë mendja; i ikën trutë (e kokës) (dikujt); iu zbërthyen dërrasat (dikujt). E la pa mend (dikë) e mahniti; e shastisi fare; e çmendi; e la me gojë hapur; ia dha mendtëdorë (dikujt).E lënuri nga mendtë (dikë). 1. shih ia bëri mendjen (kokën) çorbë (dikujt). 2. Arriti ta çmendë fare, duke vepruar mbidalëngadalë e pa ndërprerje; e qiti mendsh. Luajti mendsh (nga mendtë) (dikush). 1. U çmend, u marros, shkalloi, lajthiti; luajti nga mendja; lajthiti nga mendtë; i iku mendja (dikujt); iku nga mendtë; u prish nga mendja; u prish nga mendtë (mendsh); doli mendsh; mbeti pa mend (në kokë); e lanë (e lëshuan) mendtë (dikë); luajti nga fiqiri; ka dalë nga binarët. 2. (për dikë a për diçka). E do shumë, e pëlqen jashtëzakonisht, çmendet për të. E luajti mendsh (nga mendtë) (dikë) shihe luajti nga mendja (dikë). Merr mendtë (e dikujt) shih merr mendjen (e dikujt). Merr mend (dikush) kupton, ha arsye; pranon këshilla; këshillohet me të tjerë; ha pykë. mori mendtë (dikush) më mërziti shumë; më trullosi, më hutoi fare (me zhurmë, me llafe etj.); nxori mendtë; ma bëri kokën daulle. Ia mori mendtë (dikujt) e bëri për vete me lajka e lëvdata; e magjepsi; ia mori mendjen; ia prishi mendjen; ia bëri mendjen firifiu; ia bëri mendjen ujem; i ka hedhur trutë e gomarit; i ka bërë magji; i ra në kokë; i dha barin e ballkotit krahin. E marr me mend (diçka) e përfytyroj vetë zhvillimin e mëtejshëmdiçkaje, e kuptoj vetë si është puna, s’është e nevojshme ta shoh që ta di a të bindem. Ia ka marrë mendtë *era (dikujt). Mbahet mend (dikush a diçka) kujtohet gjatë, nuk harrohet. Mbaj mend kam zotësinëriprodhoj atë që kam lexuar, që kam dëgjuar, që kam parë etj.; e ruaj diçkakujtesë, kam kujtesëmirë; kujtoj. E mbajmend (diçka) përpiqem që të mos e harroj; e ngulit e nuk e harroj; e ngul (e ngulit) në mendje. Mbeti pa mend (në kokë) (dikush) u mahnit, u habit pa masë; luajti mendsh (nga mendtë)1. I mblodhi mendtë (dikush) shihe mblodhi mendjen (dikush). U mbusha me mend u binda për diçka dhe nisamendoj ndryshe ose të mos bëj atë që kisha menduarparë; e lashë një mendimmëparshëm, u tërhoqa nga ajokisha vendosur; m’u kthjellua mendja; hoqa dorë. Me mendkokë. 1. Me arsye e maturi, duke i menduar mirë gjërat, me pjekuri. 2. I zgjuar e i pjekur; i matur. Për mendtë e kokës (e kresë) kot, prej budallallëkut, nga pakujdesia, nga padija, nga nxitimi etj.; për hiçgjë; për fajin e vet. Me mendtë e tjetrit si e do a si e mendon dikush tjetër, pa pasur mendimin e vet; i varur nga dikush tjetër, si t’i thotë ai. Mend për tjetër herë tashti e di si duhet vepruar, nuk do të veprojashtu, mësim për tjetër herë (pas një pësimibëhet mësim). Merret me mend (diçka) përfytyrohet; kuptohet vetiu, kuptohet pa vështirësi; merret vesh.merren mendtë. 1. Nuk jamgjendjembaj drejtpeshimin në të ecur, më duket sikursillet rrotull çdo gjë; vjen (më sillet) mendja (koka) vërdallë. 2. Kujtoj se diçka është ashtu si e dua unë, nuk e shoh a nuk e kuptoj mirëvërtetën, gënjehem; m’u prish mendja. I mpitë nga mendtë shumë i ngadaltë në të kuptuarit e gjërave, i ngathët në të menduar, jo i mprehtë; jo i zgjuar; i metë (sakat, çyryk) nga mendja; i është mpirë truri (dikujt). nxori (më qiti) mendtë (dikush) s’më la fareqetë, më mërziti jashtë mase, më shastisi fare; më çmendi; shkuli nga mendtë; më mori mendtë; më nxori trutë (e kokës). Me sa *palë mend?! E pjek ndër mend (diçka) e mendoj mirë e mirë dhe për një kohëgjatë, e rrah me vete ngagjitha anët; e bluajmendje; bluaj me mend; e bluanbark. U plak me një *palë mend (dikush) mospërf. U prish nga mendtë (mendsh) (dikush) u çmend, u marros, lajthiti; u prish nga mendja; luajti nga mendja; luajti mendsh (nga mendtë); i iku mendja (dikujt); iku nga mendtë; doli mendsh; i krisi koka (dikujt). E qiti (e nxori) mendsh. 1. (dikë a diçka). E harroi; nuk u përpoq ta mbajë mend, e la në harresë. 2. (dikë). E mërziti me fjalë a me diçka tjetër, e mërziti aq sa e bëri si të çmendur; e lënuri nga mendtë. E rrah me mend (diçka) e mendoj mirë e mirë, e shoshit, e gjykoj ngagjitha anët; bluaj me mend; rrah mendjen (për diçka). E sjell ndër mend (dikë a diçka) e kujtoj; e sjellmendje; e çoj (e shpie) mendjen (te dikush a te diçka).Shet mend (dikush) përpiqettregohet më i ditur a më i zoti sesa është; është mendjemadh e mburret përparatjerëve, e paraqet veten më të zotin, më të zgjuar, më të bukur etj.; i është rritur mendja (dikujt); i pëlqen mendja (e vet) (dikujt); mbahet më të madh; kushedi ç’i duket vetja (dikujt) iron.; i ka hyrë vetjaqejf (dikujt); vret veten me gishtin e madh; e mban hundën përpjetë; e ka çuar (e ka ngritur) hundën (përpjetë); e mban kokën përpjetë; (mbahet) si gjeli majë plehut; rreh gjoksin; i bie gjoksit (me grushte); nxjerr gjoksin (përpara); (kapardiset) si maçokuthekër; vret rëndë; i bie kashtës përmbi kalli; del kodër mbi mal. shkon ndër (nëpër) mend (diçka) mendoj që të bëj diçka, më vjen një mendim për diçka. Shkon me mendtë e botës (dikush) dëgjon vetëm fjalët e dikujt, vepron siç thotë ai, nuk gjykon vetëmënyrëpavarur; merr mendtë (e dikujt); merr mendjen (e dikujt). Na shkuli nga mendtë (dikush) na lodhi e na mërziti shumë me të bërtitura, me zhurmëvazhdueshme, me ankime etj.; na shkuli mendjen e kokës; na nxori mendtë. Shtati (*trupi) pyll e mendja fyell. Them me mend mendoj me vete pa folur; synoj, bëj një plan me mend për diçka; bëj mend; kam ndër mend; kam mend. Vuri (zuri) mend (dikush) mësoi nga një pësim; përfitoi nga diçka; u bind; e kuptoi; i erdhën mendtë (dikujt). I vë mend (dikujt a diçkaje) shihi vë mendjen (dikujt a diçkaje). E vë ndër mend (diçka) shih e vë në mendje (diçka). I erdhën mendtë (dikujt). 1. shih erdhimend (dikush). 2. E kuptoi më në fund se si duhet vepruar; mësoi nga një pësim; vuri (zuri) mend (dikush). Erdhimend (dikush) u përmend; i erdhën mendtë (dikujt); erdhivete.vjen ndër mend (dikush a diçka) kujtohem për dikë a për diçka; nuk e harroj; biemendje (për dikë a për diçka);vjenkokë. Vuan për mendtë e kokës (dikush) vetë e ka fajin, të gjitha mundësitë i ka, por s’kupton, ia bën veteskeqen; vuan për trutë e kokës.

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.