Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MËLMÝER (i, e) mb. 1. Që i është shtënë yndyrë ose një lëng tjetër. Një pjatë plot me lulelakër të mëlmyer me vaj e uthull.
2. Që është lyer me gjalpë, dhjamë a me diçka tjetër; i yndyrshëm, i bulmuar. Gjellë e mëlmyer. Bukë e mëlmyer.
3. Që është ushqim i shoqëruar me diçka tjetër. Byreku u shërbye i mëlmyer me dhallë.
4. fig. Që vjen i shoqëruar njëkohësisht me diçka tjetër, i bashkëshoqëruar (dikush ose diçka). Grua e mëlmyer në trishtim. E ka zemrën të mëlmyer me mirësi. Zgjidhje të mëlmyer me mëdyshje. Cinizëm i mëlmyer me humor të fortë.
✱Sin.: i lyer, i ngjyer, i yndyrshëm, i bulmuar, i shoqëruar, i bashkëshoqëruar.
MËLM/ÉJ vep., ~ÉVA, ~ÝER kal. 1. I hedh gjellës yndyrë, bulmoj; i hedh përsipër yndyrë, lëng limoni etj. Mëlmej gjellën. Mëlmej lëpjetat në vaj e lëng limoni.
2. Lyej bukën me gjalpë, mustardë etj. Përdor majonezë për të mëlmyer sanduiçin. Ky krem përdoret për të mëlmyer fetat e bukës.
3. Shoqëroj bukën a një gjellë me diçka tjetër; bulmoj. Mëlmej bukën me djathë.
MËLMÝESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që përmban yndyrë, i lyrshëm. Djathë i mëlmyeshëm.✱Sin.: i lyrshëm, i yndyrshëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë