Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MËLC/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR bised., kal. 1. E bëj diçka të ëmbël, ëmbëlsoj. E mëlcoi çajin me sheqer.
2. fig. Ia pakësoj a ia zbut dhembjen, e ëmbëlsoj. Mëllaga (qepa) ia mëlcoi plagën. Ku ta gjej atë varg që mëlcon dhimbjet? Çdo plagë të natës, dita e mëlcon.
3. fig. Shkoj briskun në rrip për ta bërë shumë të mprehtë që të mos më shkaktojë dhembje kur rruhem. Berberi e mëlcoi briskun.
4. jokal., vet. v. III Më ther pak diku në trup, më shpon, më sëmbon diku mbyturazi (përdoret me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në rasën dhanore). Më mëlcon në brinjë (në krah).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë