Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
LYP vep., ~A, ~UR kal. 1. Kërkoj lëmoshë te dikush. Lypte bukë (para).
2. I bëj dikujt një kërkesë, i lutem për diçka, kërkoj; paraqit dëshirën a kërkesën time. I lypi ndihmë (përkrahje, një këshillë, një mendim). Lypi një javë afat. Lypi të falur (ndjesë) iu lut dikujt ta falte për një gabim etj. E lypi për grua. I lypi vajzën për djalin ia kërkoi vajzën për djalin. Lypte shumë për atë plaçkë kërkonte shumë, e shiste shtrenjtë.
3. bised. Përpiqem të gjej diçka duke gjurmuar etj.; kërkoj. Lyp andej e lyp këtej. Po lypte bagëtinë në mal. Kush lyp gjen. (fj. u.).
4. vet. v. III Do, kërkon, ka nevojë për diçka. Kjo punë lyp durim (këmbëngulje). Kështu e lyp puna. Kjo lyp shumë kohë për t'u bërë. Ku ta lypë nevoja. Ku ta lypin interesat e popullit e të Atdheut.
5. Më pëlqen ta kem, ta bëj a të më jepet diçka, dua; kërkoj. Lyp sherr. Lyp dru kurrizit kërkon të rrihet. Kush lyp copën e madhe, e humbet edhe të voglën. (fj. u.).
✱Sin.: lypësoj, lut, kërkoj, do,
♦ Si e lyp (si e kërkon) *e mbara.
LÝPËS,~I m. sh. ~, ~IT [LYPC,~I m. sh. ~A, ~AT] Ai që lyp derë më derë, përderës; ai që kërkon lëmoshë. ✱Sin.: përderës, derës, rrahaderë, lypsar, lypacak, lëmoshëtar, lyparak, bon…
Shfaq përkufizimin e plotë →LÝPËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET [LYPC/E,~JA f. sh. ~E, ~ET] Ajo që lyp derë më derë, përderëse; ajo që kërkon lëmoshë.✱Sin.: përderëse, derëse, rrahaderë, lypsare, lypacake, lëmoshëtare…
Shfaq përkufizimin e plotë →LYPËSÍ,~A f. Të qenët lypës; lypje, lypa.
Shfaq përkufizimin e plotë →LYPËSÍ,~A f. 1. Të qenët lypës; lypje. Merrej me lypësi. Dilte fshatrave për lypësi. 2. përmb. Tërësia e lypësve, lypësit.✱Sin.: lypje, lypësi, lypësim.
Shfaq përkufizimin e plotë →LYPËSIM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur kërkoj lëmoshë ose të diçka nga dikush. Lypësimi ishte një nga aspektet më të hidhura të jetës së tij.
Shfaq përkufizimin e plotë →LYPËS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Kërkoj lëmoshë, kërkoj diçka nga dikush, shpesh për nevojat e jetës. Ai lypi për një ndihmë për të paguar borxhin.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë