Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
LUT (LUS) vep., ~A, ~UR 1. kal. I lutem dikujt. E luti që të qëndronte. E lutën të vinte. Mos e lut shumë!
2. edhe jokal. Dëshiroj shumë e uroj që dikujt t'i ndodhë diçka (edhe keq.). Lut me gjithë zemër. I luste jetë të gjatë (gjithë të mirat). I luste mortjen dikujt.
3. fet., kal. I falem a i drejtoj një lutje një hyjnie a një shenjti; kryej lutjet e një riti fetar; kremtoj një festë fetare. Lutnin festat fetare (Bajramin, Pashkët).
✱Sin.: dëshiroj, falem, kremtoj.
LÚTËS,~E mb. Që shpreh lutje. Vështrim (shikim) lutës. Me sy (me zë) lutës.
Shfaq përkufizimin e plotë →LÚTËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që bën një kërkesë a një lutje për një punë ose për diçka tjetër. 2. fet. Besimtari që i lutet hyjnisë a një shenjti, ai që bën lutje fetare.✱Sin.: kër…
Shfaq përkufizimin e plotë →LUTËSÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Vend i posaçëm pranë altarit të kishës ku besimtarët luten dhe i falen perëndisë a shenjtorëve. Lutësorja e kishës. Hynin në lutësore.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë