Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
LUSTR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. I jap shkëlqim një sendi, duke e lyer e duke e fërkuar nga jashtë me diçka, ia bëj sipërfaqen të shkëlqyeshme. Lustroj mobiliet (dyshemenë). Lustroj këpucët (çizmet). Lustroj me furçë.
2. fig., keq. E paraqit diçka me ngjyra të bukura, e zbukuroj për të fshehur të vërtetën e për të mashtruar të tjerët. E lustroi gjendjen.
✱Sin.: lyej, kallajis, shkëlqej, zbukuroj, mashtroj.
►LUSTR/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR pës. e LUSTROJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →LUSTR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. I jap shkëlqim një sendi, duke e lyer e duke e fërkuar nga jashtë me diçka, ia bëj sipërfaqen të shkëlqyeshme. Lustroj mobiliet (dyshemenë). Lustr…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë