Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
LUMTURÍ,~A f. Të qenët i lumtur, gjendja e atij që gëzon të gjitha të mirat; ndjenja dhe gjendja e kënaqësisë së thellë dhe e gëzimit të madh që kemi kur na plotësohet një dëshirë e zjarrtë, kur ia arrijmë një qëllimi të lartë, kur gjithçka na vete mbarë; kund. brengë. Lumturi e përgjithshme (familjare, vetjake). Lumturia e njerëzve (e popullit). Plot gëzim e lumturi. E gjeti lumturinë. Jetojmë në lumturi jetojmë të lumtur.
✱Sin.: fatbardhësi, fatmirësi, gëzim, kënaqësi, mbarësi, shans, fat.
LÚMTUR (i, e) mb. 1. Që i ka të gjitha të mirat, që është shumë i kënaqur e i gëzuar në jetë e në punë, që jeton në luturi; fatbardhë; kund. i mjerë. Njeri i lumtur. Vajzë (nënë) e lumtur. Fëmijë (prindër) të lumtur. Rini (fëmijëri) e lumtur. I lumtur si fëmijë. E bëri të lumtur dikë. Rronte i lumtur. Qofsh i lumtur! ur.
2. Që është i mbushur me lumturi; që të jep lumturi; kund. i mjerë. Jetë e lumtur. Vite (ditë, çaste) të lumtura. E ardhmja e lumtur. Kam fatin e lumtur që jam midis jush.
✱Sin.: fatbardhë, fatlumtur, fatmirë, derëbardhë, fatlum, i bardhë, i mbarë, i uruar, i shkëlqyer, i kënaqur, i gëzuar, ditëbardhë, i trëndafilt, jetëbardhë, dritëmadh.
LUMTURÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Deklarata e Papës që njeh një të vdekur si të lumtur, që është një hap i parë drejt kanonizimit dhe lejimit të nderimit publik. Ceremonia e lumturimit në…
Shfaq përkufizimin e plotë →LUMTURÍSHT ndajf. Për fat të mirë, fatmirësisht; kund. mjerisht. Lumturisht shpëtoi.✱Sin.: fatmirësisht, fatbardhësisht.
Shfaq përkufizimin e plotë →LÚMTUR (i, e) mb. 1. Që i ka të gjitha të mirat, që është shumë i kënaqur e i gëzuar në jetë e në punë, që jeton në luturi; fatbardhë; kund. i mjerë. Njeri i lumtur. Vajzë (nënë) e…
Shfaq përkufizimin e plotë →LÚMTUR,~I (i) m. sh. ~, ~IT (të) Ai që është i lumtur, që i ka të gjitha të mirat, që është shumë i kënaqur e i gëzuar në jetë e në punë, që jeton në luturi; fatbardhë.
Shfaq përkufizimin e plotë →LÚMTUR,~A (e) f. sh. ~A, ~AT (të) Ajo që është i lumtur, që i ka të gjitha të mirat që është shumë i kënaqur e i gëzuar në jetë e në punë, që jeton në luturi; fatbardhë.
Shfaq përkufizimin e plotë →►LUMTUR/ÓHEM jovep.,~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. Bëhem i lumtur; gëzohem e kënaqem shumë nga diçka. U lumturua nëna. U lumturova pa masë.
Shfaq përkufizimin e plotë →LUMTUR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. E bëj të lumtur dikë; e gëzoj dhe e kënaq shumë. E lumturoi nënën (gruan). 2. kal. E uroj dikë, e përgëzoj. E lumturoi për martesë. 3. jokal. Bëj…
Shfaq përkufizimin e plotë →LUMTURÚAR (i, e) mb. Që është i lumturuar, që ndodhet në gjendje lumturie. Njerëz të lumturuar që gëzojnë çdo moment të jetës së tyre.
Shfaq përkufizimin e plotë →LUMTURÚES,~E mb. Që sjell lumturi, që e bën dikë të lumtur. Veprimet e tij të fundit ishin lumturuese për të gjithë.
Shfaq përkufizimin e plotë →LUMTURÚESHËM (i, e) mb. Që është i gëzueshëm, që të bën të lumtur. Një film lumturueshëm që të ngjall gëzim dhe kënaqësi.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë