Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
►LUHÁT/EM jovep.,~A (u), ~ÚR 1. vetv. Lëkundem sa andej-këtej; përkundem, tundem. Luhaten fëmijët në shilarth (në kolovajzë). Luhatet si i dehur.
2. vetv., vet. v. III. Tundet lehtë diçka; lëviz lehtë në ajër. Luhatet flaka (drita). Luhaten lulet (gjethet).
3. fig., vetv. Nuk qëndroj i patundur në një mendim, në një vendim etj., tregohem i pavendosur, lëkundem; e kam si me mëdyshje për të bërë diçka. Nisi të luhatej. Luhatet në mendime.
4. fig., vet. v. III Ndryshon a lëviz diçka brenda disa caqeve, bëhet e paqëndrueshme; lëkundet. Luhaten çmimet. Luhatet temperatura.
5. pës. e LUHAT.
✱Sin.: luhatem, lëkundem, përkundem, tundem, tronditem, belbitem, shalakatem, tronditem, mëdyshem, ndryshohen.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë