Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
LUFT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR. 1. jokal. Ndeshem me armë me armikun, bëj luftë, marr pjesë në luftë ose në një luftim. Luftuan me armë (me pushkë, me shpatë). Luftuam kundër pushtuesve e tradhtarëve të vendit. Luftoi si trim (si luan). Luftoi dhëmb për dhëmb me armikun. Luftoi deri në pikën e fundit të gjakut.
2. jokal. dhe kal. Ndeshem me ashpërsi me një sistem, klasë, grup shoqëror a parti tjetër që është kundër meje dhe përpiqem me të gjitha mjetet ta thyej e ta mposht; zhvilloj veprimtari goditëse e të pandërprerë për të mposhtur e për të asgjësuar kundërshtarin, veprimtarinë e tij dhe gjithçka që i shërben atij. E lufton politikisht (ideologjikisht, ekonomikisht).
3. jokal. dhe kal. Përpiqem me këmbëngulje të mënjanoj a të parandaloj, të çrrënjos a të asgjësoj diçka të dëmshme ose të kapërcej pasojat e rënda të diçkaje. Luftojmë kundër dukurive negative. Luftojmë kundër thatësirës. Luftojmë sëmundjet ngjitëse. Luftojmë mushkonjat (mizat, dëmtuesit e pemëve).
4. jokal. Përleshem trup më trup me dikë tjetër për ta mposhtur ose për ta asgjësuar. Luftoi një me pesë.
5. fig., kal. Përpiqem me mënyra të ndryshme t'i bëj keq dikujt dhe ta dëmtoj sa më shumë. E luftonte shumë ai. E luftonte pa të drejtë.
6. jokal., vet. v. III Ballafaqohet e ndeshet me diçka të kundërt e përpiqet ta mposhtë atë. Lufton e reja me të vjetrën. Lufton e mira me të keqen (e drejta me të padrejtën, e përparuara me të prapambeturën). Lufton jeta me vdekjen.
7. fig., jokal. Përpiqem shumë e pa ndërprerje për t'ia arritur patjetër një qëllimi, duke kapërcyer me guxim vështirësitë e pengesat. Luftojmë për ndërtimin e kësaj kulture pune. Luftojnë për përmirësimin e cilësisë. Luftonin për një jetë më të mirë. Luftuan me pushkë e me penë. Kush s'lufton, nuk fiton. (fj. u.).
8. jokal., vet. v. III Rreh shumë e shpejt (për zemrën); dhemb thellë (për plagën). I lufton zemra. I lufton plaga.
✱Sin.: ndeshem, përplasem, godas, sulmoj, përleshem, dëmtoj, përpiqem, ballafaqohet, synoj.
♦ Më lufton *zemra (për diçka).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë