Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
LUFTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur ndeshem me armë me armikun, bëj luftëa kur luftoj një sëmundje apo zakon. Luftimi i sëmundjeve. Luftimi i zakoneve prapanike.
2. Ndeshje e armatosur e forcave luftarake në një vend a hapësirë të caktuar. Luftim i ashpër (i përgjakshëm). Luftim ajror (tokësor, detar). Luftim mbrojtës (sulmues). Urdhri i luftimit. Në formacion luftimi. E nxori jashtë luftimit e bëri që të mos jetë me në gjendje të luftojë. Për luftim! komandë ushtarake që jepet kur luftëtarët duhet të jenë gati për t’u hedhur në luftë.
3. Ndeshja që zhvillohet ndërmjet dy a më shumë njerëzve në një garë sportive. Luftim me shpatë. Luftim në tabelën e basketbollit.
4. vet. sh. Rrahje të forta të zemrës; dhimbje e thellë, që shfaqet me rrahje të rregullta. Luftimet e zemrës. Luftimet e plagës.
✱Sin.: luftë, betejë, ndeshje, përplasje, përpjekje, përleshje, ballafaqim, rrahje, regëtimë, dhimbje.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë