Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
LUFTARÁK,~E mb. 1. Që ka të bëjë me luftën, që lidhet me luftën ose me kërkesat e saj, i luftës; që bëhet për luftë ose si në luftë. Arti luftarak. Detyrë luftarake. Përgatitje (stërvitje) luftarake. Veprime luftarake. Gatishmëri luftarake. Alarm (urdhër) luftarak.
2. Që i shërben ushtrisë dhe luftës, që është bërë për t'u përdorur në luftë; ushtarak. Anije luftarake. Aviacion (aeroplan) luftarak. Predhë luftarake. Mjete (teknikë, makinë) luftarake. Bazë detare luftarake. Lëndë helmuese luftarake. Kompleti luftarak pajisjet e ushtarit.
3. Që lufton me këmbëngulje e deri në fund për të kryer detyrat dhe i kapërcen me guxim pengesat e vështirësitë; që karakterizohet nga lufta e ashpër dhe e vendosur për një çështje, i gjallë, i zjarrtë; që është tipar dallues për luftëtarin e paepur. Njeri luftarak. Mbledhje luftarake. Qëndrim luftarak. Me vrull (me shpirt) luftarak. Miqësi luftarake.
✱Sin.: ushtarak, luftëtar, luftues, i gjallë, i zjarrtë, sulmues.
♦ Fletë luftarake shih te FLETË,~A2.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë