Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
LUFTËTÁR,~E mb. 1. Që merr pjesë në luftë, që bën luftë; që përbëhet nga luftëtarë. Çetë luftëtare.
2. Që përpiqet shumë me këmbëngulje e me guxim për të arritur diçka, luftarak. Njeri luftëtar.
3. fig. Që është trim e i zoti, sypatrembur. Burrë luftëtar.
4. vjet. Që ka të bëjë me luftën, luftarak. Veprimet luftëtare. Traditat luftëtare.
✱Sin.: ushtar, luftarak, luftues.
LUFTËTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që merr pjesë në luftë, ai që bën luftë. Luftëtar i guximshëm (trim). Luftëtarët e çetave.
2. Ai që përpiqet shumë, me këmbëngulje e me guxim për të arritur diçka; ai që lufton për një çështje të madhe a të përbashkët. Luftëtar i paepur. Luftëtarët e lirisë. Luftëtar për të drejtat e grave.
3. fig. Ai që është trim e i zoti, njeri sypatrembur.
✱Sin.: ushtar, këmbëngulës, militant, trim, i zoti, sypatrembur.
LUFTËTÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që merr pjesë në luftë, ajo që bën luftë. Luftëtaret e UÇK-së. Luftëtare për të renë.2. Ajo që përpiqet shumë, me këmbëngulje e me guxim për të ar…
Shfaq përkufizimin e plotë →LUFTËTHIRRJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Thirrje për luftë, thirrje për mobilizim; nxitje për luftë. Luftëthirrjet e udhëheqësve u përhapën shpejt mes popullatës, duke ndezur frymën e konfl…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë