Fjalori
LUAJTUR

LÚAJTUR (i, e) mb., bised. 1. I çmendur, që është prishur nga mendtë. Njeri i luajtur. Është i luajtur.
2. Që ka bredhurvendendryshme, që s'ka qenë i ngulur, i bredhur, i shëtitur. Njeri i luajtur.
3. si em. m. e f. Sipas kuptimevembiemrit. Punë prej të luajturish.
Sin.: i bredhur, kapërcyer, i çmendur, i shkalluar, çmendarak.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: LUAJ
LUAJ

LÚAJ vep., ~TA, ~TUR 1. jokal. Lëviz vazhdimisht, hidhem e bredh andej-këtej në një shesh a në një vend tjetër për t'u argëtuar. Fëmijët luajnëoborr. Luajtën gjithë ditën.
2. jokal. dhe kal. E shkoj kohën e lirë bashkë me të tjerë duke u marrë me diçka që më argëton, më jep kënaqësi e më çlodh; marr pjesë në një ndeshje sportive. Luan kukullash (guraçokthi, tresh, litarthi). Luante me macen (me këlyshin). Luanin letrash (me letra). Luaj shah (tavëll, domino). Luaj futboll (volejboll, ping-pong). Luajtën bukur (keq).
3. jokal. dhe kal. Mishërojskenë një rol të caktuar nga një vepër dramatike, interpretoj; marr pjesë në një shfaqje me një rol; heq valle. Luan rolin e punëtorit (rolin kryesor). Luanfilm (në teatër, në një film me ngjyra). Luan bukur (me mjeshtëri). Luajtën një valle popullore.
4. jokal. dhe kal. I bie një vegle muzikore për të dhënë një melodi etj.; këndoj një këngë a një pjesë muzikore. Luajti tri këngë. Luanpiano (në violinë, në fizarmonikë). Orkestra luajti bukur.
5. jokal. E trajtoj me mospërfillje dikë a diçka, e marr me të qeshur, nuk e marr me gjithë mend; e quaj a e bëj si lojë; qesëndis, tallem me dikë a me diçka. Mos luaj me mua! mos u tall! Luan me fjalë. Mos luaj me njerëzit! Luan me jetën (me të ardhmen, me fatin) e dikujt. Luan me zjarrin.
6. bised., jokal. Prishem nga mendtë, çmendem. Paska luajtur fare.
7. bised., jokal. dhe kal. Lëviz1-8. E luajtimajtas (më djathtas, më përpara, më pas). S'ka luajtur fare nga fshati (nga shtëpia, së andejmi, që andej). Luaj buzët. Luan veshët. I luan një dhëmb. Luaj çelësin (rrotën e një mekanizmi). Fletët (gjethet) luajnë lehtë. Luajti toka nga tërmeti. Duhetluajë edhe vetë. Po s’luajte, s’ia del dot. Nuk luajnë çmimet. S'ka luajtur koha (temperatura). Nuk luan nga fjala. Muri luan, burri s’luan. (fj. u.).
8. edhe fig., bised., jokal. dhe kal. E lëviz më me vrull diçka për ta mbaruarshpejt një punë, një veprim etj., i jap; vet. v. III bëhet a ecën me gjallëri e me vrull, vlon. Luaje kazmën! punoshpejt!, jepi kazmës! Luaji duart! punoshpejt! Luaji këmbët! ecshpejt! Luaji dhëmbët! ha më shpejt! Luan puna vlon puna. Luan lopata vlon puna me lopatë. Luante druri (dajaku) vlonte druri. Kush luan këmbët, luan edhe dhëmbët.(fj. u.).
9. bised., kal. Marr një pjesë nga një send, vë dorë në të, e prek, e cenoj, e ndryshoj; ngacmoj, ngas dikë. Mos i luani këto mollë! S'e ka luajtur gjellën. Mos e luaj fëmijën! mos e ngacmo! S'e ka luajtur njeri, ashtu si qe është. S'ka luajtur asgjëtekstin e mëparshëm.
Sin.: argëtohem, lëviz, loz, hidhem, bredh, lodroj, ndeshem, lëviz, interpretoj, ekzekutoj, tallem, qesëndis, çmendem, shpotis, ngas, cenoj.
S’lë *gur pa luajtur (pa lëvizur) (dikush). Luan *arushë (me dikë) keq. I luan (i tund) *bishtin (dikujt) keq. E luan (e dredh, e lëviz) *bishtin (dikush) keq. Luan *cicmic (me dikë a me diçka). Luan *cingël (cingëlthi) (me dikë). Luan cingëlthi (*cingël). I ka luajtur *çikriku (dikujt). I kanë luajtur *çivitë (dikujt) tall. Luan (tund) *derën (e hanit) (dikush). Luaj *duart. Ia luajti *fenë. Luan *fijet (dikush) libr. Luajti nga *fiqiri (dikush). E luajti nga *fiqiri (dikë). Luan nga *fjala (luan fjale) (dikush). Luan me *fjalë (dikush). I luajtën (i ikën) *furkat (dikujt) tall. E luan *gishtin (dikush). E luan nëpër *gishta. Nuk luan as *gishtin (e vogël) (dikush). Luan (lëviz) *gurët (dikush). Luaj (hedh) *gurin e fundit. Luan *kaladibrançe (me dikë). luajti *kapaku (tabani) i kokës. Luaj *këmbët. Luajti (ka dalë) nga *kondaku (dikush) tall. E luan në *kumar (diçka). Luajnë *kungulleshka. E luan në *litar (dikë). Luan (bën) *lojën (e dikujt). I luajti një *lojë (dikujt). E luan (e sjell) në *majëgishtit (të gishtave) (dikë). Luan *mbyllasyzash (dikush). Luajti *mendsh (nga mendtë) (dikush). E luajti *mendsh (nga mendtë) (dikë). Luajti nga *mendja (dikush). E luajti nga *mendja (dikë). Nuk më luan *mendja. Po luan *mendja (e kokës). Diçka luan (këtu, në këtë mes)! ka diçkafshehtë, jo të çiltër e jo të qartë (një hile, një rreng etj.), nuk është plotësisht e pastër ose nuk është ashtu si duket kjo punë, lëvrin diçka. E luan *pjesën (dikush) libr. Nuk luaj (nuk heq) asnjë *presje. Luan *qeni i kallajxhiut (diku). Nuk i luan (nuk i lëviz, nuk i dridhet) *qepalla (qerpiku) (dikujt). Luaj *rolin (e dikujt). I luajti (i punoi) një *rreng (dikujt). Nuk i luan (nuk i dridhet, nuk i lëviz) *syri (dikujt). I luaj (i shkel) *syrin (dikujt).luajti tabani (*kapaku) i kokës. E luan në *tagar (dikë) keq. Luan *teatër (me dikë) libr. E luan në *tel (dikë). I luan *telat (dikush). luajti *tepeleku i kokës. E luan në *tepsi (dikë) keq. I ka luajtur *terezia (dikujt). S’e luan (s’e tund) (as) *topi (dikë a diçka). Luan (trazon) *urët (dikush). Luaj *vendit! Ka luajtur nga *vidhat (nga burgjitë) (dikush). Luan (tund) *vithet keq. vulg.luan *zemra (për dikë a për diçka). Luan me *zjarrin (dikush).

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.