Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
LÚAJ vep., ~TA, ~TUR 1. jokal. Lëviz vazhdimisht, hidhem e bredh andej-këtej në një shesh a në një vend tjetër për t'u argëtuar. Fëmijët luajnë në oborr. Luajtën gjithë ditën.
2. jokal. dhe kal. E shkoj kohën e lirë bashkë me të tjerë duke u marrë me diçka që më argëton, më jep kënaqësi e më çlodh; marr pjesë në një ndeshje sportive. Luan kukullash (guraçokthi, tresh, litarthi). Luante me macen (me këlyshin). Luanin letrash (me letra). Luaj shah (tavëll, domino). Luaj futboll (volejboll, ping-pong). Luajtën bukur (keq).
3. jokal. dhe kal. Mishëroj në skenë një rol të caktuar nga një vepër dramatike, interpretoj; marr pjesë në një shfaqje me një rol; heq valle. Luan rolin e punëtorit (rolin kryesor). Luan në film (në teatër, në një film me ngjyra). Luan bukur (me mjeshtëri). Luajtën një valle popullore.
4. jokal. dhe kal. I bie një vegle muzikore për të dhënë një melodi etj.; këndoj një këngë a një pjesë muzikore. Luajti tri këngë. Luan në piano (në violinë, në fizarmonikë). Orkestra luajti bukur.
5. jokal. E trajtoj me mospërfillje dikë a diçka, e marr me të qeshur, nuk e marr me gjithë mend; e quaj a e bëj si lojë; qesëndis, tallem me dikë a me diçka. Mos luaj me mua! mos u tall! Luan me fjalë. Mos luaj me njerëzit! Luan me jetën (me të ardhmen, me fatin) e dikujt. Luan me zjarrin.
6. bised., jokal. Prishem nga mendtë, çmendem. Paska luajtur fare.
7. bised., jokal. dhe kal. Lëviz1-8. E luajti më majtas (më djathtas, më përpara, më pas). S'ka luajtur fare nga fshati (nga shtëpia, së andejmi, që andej). Luaj buzët. Luan veshët. I luan një dhëmb. Luaj çelësin (rrotën e një mekanizmi). Fletët (gjethet) luajnë lehtë. Luajti toka nga tërmeti. Duhet të luajë edhe vetë. Po s’luajte, s’ia del dot. Nuk luajnë çmimet. S'ka luajtur koha (temperatura). Nuk luan nga fjala. Muri luan, burri s’luan. (fj. u.).
8. edhe fig., bised., jokal. dhe kal. E lëviz më me vrull diçka për ta mbaruar më shpejt një punë, një veprim etj., i jap; vet. v. III bëhet a ecën me gjallëri e me vrull, vlon. Luaje kazmën! puno më shpejt!, jepi kazmës! Luaji duart! puno më shpejt! Luaji këmbët! ec më shpejt! Luaji dhëmbët! ha më shpejt! Luan puna vlon puna. Luan lopata vlon puna me lopatë. Luante druri (dajaku) vlonte druri. Kush luan këmbët, luan edhe dhëmbët.(fj. u.).
9. bised., kal. Marr një pjesë nga një send, vë dorë në të, e prek, e cenoj, e ndryshoj; ngacmoj, ngas dikë. Mos i luani këto mollë! S'e ka luajtur gjellën. Mos e luaj fëmijën! mos e ngacmo! S'e ka luajtur njeri, ashtu si qe është. S'ka luajtur asgjë në tekstin e mëparshëm.
✱Sin.: argëtohem, lëviz, loz, hidhem, bredh, lodroj, ndeshem, lëviz, interpretoj, ekzekutoj, tallem, qesëndis, çmendem, shpotis, ngas, cenoj.
♦ S’lë *gur pa luajtur (pa lëvizur) (dikush). Luan *arushë (me dikë) keq. I luan (i tund) *bishtin (dikujt) keq. E luan (e dredh, e lëviz) *bishtin (dikush) keq. Luan *cicmic (me dikë a me diçka). Luan *cingël (cingëlthi) (me dikë). Luan cingëlthi (*cingël). I ka luajtur *çikriku (dikujt). I kanë luajtur *çivitë (dikujt) tall. Luan (tund) *derën (e hanit) (dikush). Luaj *duart. Ia luajti *fenë. Luan *fijet (dikush) libr. Luajti nga *fiqiri (dikush). E luajti nga *fiqiri (dikë). Luan nga *fjala (luan fjale) (dikush). Luan me *fjalë (dikush). I luajtën (i ikën) *furkat (dikujt) tall. E luan *gishtin (dikush). E luan nëpër *gishta. Nuk luan as *gishtin (e vogël) (dikush). Luan (lëviz) *gurët (dikush). Luaj (hedh) *gurin e fundit. Luan *kaladibrançe (me dikë). Më luajti *kapaku (tabani) i kokës. Luaj *këmbët. Luajti (ka dalë) nga *kondaku (dikush) tall. E luan në *kumar (diçka). Luajnë *kungulleshka. E luan në *litar (dikë). Luan (bën) *lojën (e dikujt). I luajti një *lojë (dikujt). E luan (e sjell) në *majë të gishtit (të gishtave) (dikë). Luan *mbyllasyzash (dikush). Luajti *mendsh (nga mendtë) (dikush). E luajti *mendsh (nga mendtë) (dikë). Luajti nga *mendja (dikush). E luajti nga *mendja (dikë). Nuk më luan *mendja. Po më luan *mendja (e kokës). Diçka luan (këtu, në këtë mes)! ka diçka të fshehtë, jo të çiltër e jo të qartë (një hile, një rreng etj.), nuk është plotësisht e pastër ose nuk është ashtu si duket kjo punë, lëvrin diçka. E luan *pjesën (dikush) libr. Nuk luaj (nuk heq) asnjë *presje. Luan *qeni i kallajxhiut (diku). Nuk i luan (nuk i lëviz, nuk i dridhet) *qepalla (qerpiku) (dikujt). Luaj *rolin (e dikujt). I luajti (i punoi) një *rreng (dikujt). Nuk i luan (nuk i dridhet, nuk i lëviz) *syri (dikujt). I luaj (i shkel) *syrin (dikujt). Më luajti tabani (*kapaku) i kokës. E luan në *tagar (dikë) keq. Luan *teatër (me dikë) libr. E luan në *tel (dikë). I luan *telat (dikush). Më luajti *tepeleku i kokës. E luan në *tepsi (dikë) keq. I ka luajtur *terezia (dikujt). S’e luan (s’e tund) (as) *topi (dikë a diçka). Luan (trazon) *urët (dikush). Luaj *vendit! Ka luajtur nga *vidhat (nga burgjitë) (dikush). Luan (tund) *vithet keq. vulg. Më luan *zemra (për dikë a për diçka). Luan me *zjarrin (dikush).
LÚAJTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur lëviz ndonjë pjesë trupi, kur lëviz në ndonjë vend etj. Luajtja e duarve (e këmbëve, e kokës).2. Ndeshje.3. libr Interpretim, lojë. Luajtj…
Shfaq përkufizimin e plotë →LÚAJTSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që mund të luajë nga vendi ku është, i lëvizshëm; kund. i paluajtshëm. Raft i luajtshëm. 2. Që nuk qëndron në vend, i lëvizshëm. Tokë e luajtshme. 3.…
Shfaq përkufizimin e plotë →LÚAJTUR (i, e) mb., bised. 1. I çmendur, që është prishur nga mendtë. Njeri i luajtur. Është i luajtur. 2. Që ka bredhur në vende të ndryshme, që s'ka qenë i ngulur, i bredhur, i s…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë