Fjalori
LOTUAR

LOTÚAR (i, e) mb. I përlotur. Me sy të lotuar. E puthi e lotuar.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: LOTOJ
LOTOJ

LOT/ÓJ jovep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. jokal. Derdh lot, më rrjedhin lotët nga sytë; qaj me lot, vajtoj. I lotojnë sytë. Lotonte nga tymi. Nëna po lotonte.
2. kal. E qaj dikë me lot, e vajtoj. E lotuan shumëvdekurin.
3. jokal., vet. v. III Nxjerr ujë a lëng pika-pika, pikon nga pak, qan. Lotojnë bimët (lulet). Loton hardhia. Loton muri (pusi). Loton dheu. Loton shtamba (ena).
Sin.: përlotem, qaj, vajtoj, pikon, buis, kullon, bulëzon.
I lotojnë *sytë (për dikë a për diçka). lotojnë *sytë (kur e shoh dikë a diçka).

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.