Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
LOJTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që merr pjesë në lojëra të ndryshme sportive ose në lojëra të tjera për të kaluar kohën e lirë, për t'u argëtuar etj., ai që luan në një lojë. Lojtar i lirë, sport. Lojtar futbolli (volejbolli, basketbolli). Lojtar letrash. Lojtar shahu. Lojtarët hynë në fushë.
2. vjet. Artisti a aktori që luante një rol në një vepër dramatike. Lojtar gaztor. Ishte lojtar teatri.
✱Sin.: sportist, artist, gaztor, hokatar, shakatar.
LOJTÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që merr pjesë në lojëra të ndryshme sportive.2. vjet. Artistja a aktorja që luante një rol në një vepër dramatike.✱Sin.: sportiste, artiste, gaztore…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë