Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
LOJCÁK,~E mb. 1. Që është i dhënë shumë pas lojës, që luan shumë. Djalë lojcak. Vajzë lojcake.
2. Që kërcen e bredh shumë nga gëzimi, që nuk rri në një vend, po lëviz andej-këtej, i lëvizshëm, lodërtar. Fëmijë lojcak. Kec (këlysh) lojcak.
3. fig. Që nuk e mban fjalën, që luan nga fjala; i pavendosur, i lëkundshëm. Njeri lojcak.
4. fig. Bishtdredhur (për femrat). Grua (vajzë) lojcake.
✱Sin.: lojës, i lëvizshëm, lozonjar, lodërtar, lajkamadh, dredharak, lozonjar, ojnatar, ojnak, hileqar, lojc, i pavendosur, i lëkundshëm, e përdalë.
LOJCAK/E,~JA, f. sh. ~E, ~ET 1. Ajo që është e dhënë pas lojës dhe është shumë e lëvizshme; e papërshtatshme për të qëndruar në një vend. 2. Ajo që përkëdhelet e bën ojna, lozonjar…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë