Fjalori
LOJË

LÓJ/Ë,~AI f. sh. ~ËRA, ~ËRAT [LÓJ/Ë,~A f. sh. ~NA, ~NAT] 1. Veprim a veprimtarikryhet për zbavitje, ushtrim, ose për të përfaqësuar një rol apo ngjarje, zakonisht me rregullacaktuara dhe konkurrencë. Lojëra sportive; lojë teatrale. Loja me top. Loja me letra. Ndalohet lojarrugë.
2. Tërësia e lëvizjeve dhe e veprimevetjerabëjnë ata që luajnë; ndeshje sportive; lloji i mënyrave dhe i mjetevepërdorin ata që luajnë; mënyra si luan dikush. Lojë e bukur (argëtuese, edukuese). Lojërat popullore. Lojëra sportive. Lojërat ballkanike (olimpike). Lojëra për fëmijë (për të rinj). Loja e futbollit (e basketbollit, e shahut). Pjesa e parë e lojës. Gjyqtari i lojës. sport. Edukimi i fëmijëve nëpërmjet lojës. Mori pjesëlojë. E fitoi (e humbi) lojën. I pëlqen loja. Është dhënë pas lojës.
3. Send a tërësi sendeshpërdorim për të luajtur, lodër. Lojëra fëmijësh. Bleu lojërareja.
4. art. Veprimet e lëvizjetbën një aktor kur luan një rol në skenë; mënyra si e luan rolin e tij; mënyra si luhet një pjesë a një vepër muzikore. Loja skenike (teatrale). Lojë e shkathët. Loja e aktorit (e artistit).
5. fig. Sjellje e shtirur e veprime dredharake për të mashtruartjerët; diçkaorganizohet me dredhi për t'ia hedhur një njeriu ose për t'u tallur me të; shaka. Lojë e rrezikshme. I luajti një lojë. Mos i bëj lojëra! E ka për lojë. Bëri lojë me dikë u tall; bëri shaka me të.
6. usht., vjet. Stërvitje luftarake, që kryhej nga forcat ushtarakenjësivendryshme sipas një planiorganizuar për të arritur një qëllimcaktuar. Lojë luftarake (operative). Loja e trupave.
7. Tërësia e veprimevekryhen nga njësitë speciale zbuluese të një ushtrie etj. për të mashtruar kundërshtarin, për të shpëtuar prej tij a për të fituar kundër tij. Hyri (mori pjesë) në lojë.
8. fig. Këmbim i shpejtë i njollave të dritave, të ngjyrave etj.; ndryshimi i shpejtë e i shpeshtë a i përsëritur i diçkaje. Lojë dritash. Loja e flakëve. Loja e çmimevetregut. Loja e bursës.
Sin.: lëvizje, bredhje, lodrim, argëtim, kënaqësi, ndeshje, shaka, lodër, trill, shtirësi, dyfytyrësi, stërvitje, dredhi, mashtrim.
U lojë (dikush) e tallin a e përqeshingjithë; u gazi i botës; u beja e dheut. Bën lojë (me dikë) tallet a bën shaka me dikë; e përqesh duke e shkërbyer; shtiret për ta ngatërruar, bën veprime mashtruese për t’ia hedhur dikujt. Bën (luan) lojën (e dikujt) sillet e vepron si ia do puna një tjetri, është vegël e dikujt, i shërben atij. Bën lojëdyfishtë (dikush) punon me hile e mashtron, duke bashkëpunuar njëherazi me të dy kundërshtarët. Bën lojën e strucit (dikush) libr. përpiqetfshihet a të shpëtojë nga një rrezik i pashmangshëm, duke u munduarkot me mënyrapadobishme ose duke kujtuar se po ia arrin qëllimit; mundohetkot t’i shmangetvërtetës, pa qenë i sigurt në atë që bën. Doli nga loja (dikush) u largua nga një punë ose nga një vështirësi e rrezikshme a e ndërlikuar, u mënjanua, u tërhoq; doli nga vallja; kund. hyn (futet) në lojë. E hapi lojën (dikush) nisiveprojë, filloibëjë diçkakish ndërmend, e zbuloi qëllimin e vepron haptas. E humbi *lojën (dikush) dështoidiçka, nuk ia dolikrye; nuk fitoi, s’ia arriti qëllimit; e humbi davanë. Hyn (futet) në lojë (dikush) hyn në një punëvështirë, të rrezikshme a të ndërlikuar; hyn (futet) në valle; kund. doli nga loja. Lojë fëmijësh (kalamajsh). 1. Veprim i papjekur e i pamenduar; sjellje joserioze; shaka a sjellje e papjekur, por e padjallëzuar. 2. Punë pa vlerë e qesharake; diçkamundbëhet fare lehtë, pa ndonjë mundim; punë shumë e thjeshtë. Lojë fjalësh. 1. Përdorimi i fjalëveafërta a të ngjashmeshqiptim për të bërë përshtypje, për humor, për të fshehur mendimin etj.; diçkathuhet për shaka a për qëllimetjera, duke përdorur fjalëtingëllojnë njësoj ose në mënyrëngjashme, por që kanë kuptimendryshme. 2. Fjalëthuhen sa për të kaluar radhën dhe që nuk i japin zgjidhje a përgjigjevërtetë një çështjeje. I luajti një lojë (dikujt) e gënjeu a e mashtroi me dredhi; ia hodhi me një veprim dredharak për t’u tallur me të a për shaka; e vurilojë (dikë). E nxjerr jashtë loje (dikë) i heqdrejtën për të bërë diçka, për të qenë a për të vepruar diku, e përjashtoj; e shpërfill. E vurilojë (dikë) e talli, e qesëndisi; e bëri fare qesharak; e vuribishtlahutës; e bëri lolo; i vuri daullen (dikujt); e luajti (e solli) në majëgishtit (të gishtave); luajti teatër (me dikë) libr.

LOJË

LÓJ/Ë,~AII f. sh. ~A, ~AT 1. Grua e bukur me lëkurëbardhë e me trupshëndoshë, bukuroshe.
2. si mb. sipas kuptimitemrit. Grua lojë.


Rezultate të ngjashme

LÓJËS,~E mb. 1. Lojcak. Fëmijë lojës. Qengj (kec, viç) lojës. 2. Që tall të tjerët, që e ka zakon të qesëndisë me të tjerët, që i vë njerëzit në lojë. Njeri lojës. Sin.: lojcak, t…

Shfaq përkufizimin e plotë →

LÓJËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që është lojcak.2. Ai që i tall të tjerët dhe i vë njerëzit në lojë, ai që bën shaka me të tjerët, që i qesëndis dhe i vë në lojë. Ai është një lojës i…

Shfaq përkufizimin e plotë →

LÓJËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ajo që është lojcake.2. Ajo që i tall të tjerët dhe i vë njerëzit në lojë, ajo që bën shaka me të tjerët, që i qesëndis dhe i vë në lojë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.