Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
LOGJÍK/Ë,~A f. 1. Shkenca që studion ligjet e mendimit dhe format e tij; lënda mësimore që jep njohuritë e nevojshme të kësaj shkence në shkollë; bised. teksti që përmban këto njohuri. Logjika dialektike shkenca që studion ligjet dhe format e të menduarit në lidhjet e tyre të ndërsjella, në zhvillimin e tyre nga më e ulëta te më e larta, nga më e thjeshta te më e ndërlikuara, si edhe në lidhjet e tyre me ligjet e botës objektive. Logjika formate shkenca që studion ligjet e format e të menduarit drejt, pa lënë mënjanë përmbajtjen konkrete të tij. Logjika matematike shkenca që përdor metodat formale të matematikës në fushën e të menduarit; zbatimi i logjikës dhe i veprimeve logjike në fushën e matematikës. Kategoritë e logjikës. Ligjet e logjikës. Mësuesi i logjikës. Libri i logjikës.
2. Fuqia e arsyetimit, aftësia për të gjykuar drejt; diçka që e pranon arsyeja ose që është në pajtim me arsyen; arsye; mënyra si arsyeton dikush. Logjikë e shëndoshë (e fortë, e hekurt). Ka logjikë. Flet (arsyeton, gjykon) me logjikë. Sipas logjikës së fëmijës. Ç’logjikë është kjo?
3. Lidhja e brendshme, e rregullt dhe e domosdoshme ndërmjet sendeve, ngjarjeve e dukurive, e cila shpjegon një zhvillim, një ndryshim etj. Logjika e ngjarjeve (e fakteve). Veprime (ngjarje) pa logjikë.
✱Sin.: arsye, arsyetim.
LOGJÍK,~E mb. 1. Që mbështetet në ligjet e logjikës, që është sipas ligjeve të logjikës; që ka të bëjë me shkencën e logjikës, që i përket logjikës, i logjikës. Ligjet (rregullat) logjike. Analiza logjike. Arsyetim logjik. Kategoritë logjike. Gabim logjik. Theksi logjik (kuptimor) (gjuh.) Theksimi i një fjale, të cilën duam ta dallojmë në fjali nga kuptimi, për të shprehur pikërisht atë që synojmë gjatë ligjërimit.
2. I arsyeshëm, i logjikshëm. Është logjike të mendohet se...
3. Që ka lidhje të brendshme, të rregullt e të domosdoshme; që shihet sipas lidhjeve të brendshme. Rrjedhim (përfundim) logjik. Nga ana logjike. Në mënyrë logjike.
✱Sin.: i arsyeshëm, i logjikshëm.
LOGJÍK,~E mb. 1. Që mbështetet në ligjet e logjikës, që është sipas ligjeve të logjikës; që ka të bëjë me shkencën e logjikës, që i përket logjikës, i logjikës. Ligjet (rregullat) …
Shfaq përkufizimin e plotë →LOGJIKÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ndjekës i logjikës, specialist që merret me studimin dhe aplikimin e teorive logjike. Logjikani ishte i njohur për thellësinë e analizave të tij logji…
Shfaq përkufizimin e plotë →LOGJIKÁN/E,~IA f. sh. ~E, ~ET 1. Ndjekëse e logjikës, specialiste që merret me studimin dhe aplikimin e teorive logjike.2. bised. Ajo që është e logjikshme, që i gjykon gjërat drej…
Shfaq përkufizimin e plotë →LOGJIKÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur arsyetoj sipas rregullave të logjikës; analizimi i një ideje apo problemi përmes mendimit të drejtë dhe të rrjedhshëm. Logjikimi i detajuar n…
Shfaq përkufizimin e plotë →LOGJIKÍSHT ndajf. Në mënyrë logjike; nga ana logjike, nga pikëpamja logjike. E argumentoi logjikisht. Bëhet logjikisht.
Shfaq përkufizimin e plotë →LOGJIK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Gjykoj, arsyetoj logjikisht, argumentoj ose meditoj në mënyrë racionale dhe të arsyeshme. Ai logjikon situatën për të gjetur një zgjidhje të arsyesh…
Shfaq përkufizimin e plotë →LOGJÍKSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që arsyeton në mënyrë të shëndoshë, që ka fuqi arsyetimi; i arsyeshëm; kund. i palogjikshëm. Njeri i logjikshëm. 2. Që është sipas lidhjeve të brend…
Shfaq përkufizimin e plotë →LOGJIKÚAR (i, e) mb. Që është arsyetuar në mënyrë logjike, i bazuar në parime të arsyes, i kujdesshëm. Vendim i logjikuar drejt.
Shfaq përkufizimin e plotë →LOGJÍK/Ë,~A f. 1. Shkenca që studion ligjet e mendimit dhe format e tij; lënda mësimore që jep njohuritë e nevojshme të kësaj shkence në shkollë; bised. teksti që përmban këto njoh…
Shfaq përkufizimin e plotë →LOGJIKËPLOTË mb. Që është i logjikshëm; që karakterizohet nga plotësia logjike, që i gjykon gjërat saktë dhe si tërësi. Analiza e tij ishte e logjikëplotë, duke kapur të gjitha dim…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë