Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
LOG,~U m., det. Aparat i projektuar për të matur shpejtësinë relative të një anijeje kundrejt ujit, zakonisht në nyje.
LÓ/G,~GU m. sh. ~GJE, ~GJET 1. Lëndinë e vogël (zakonisht në mal a në mes të pyllit); shesh i vogël, vend i rrafshët. Logu i fshatit (i kuvendit). U mblodhën në log. U mbush logu.
2. vjet. Shesh ndeshjesh ose lufte, mejdan. Në log të burrave. I doli në log.
✱Sin.: lëndinë, fushë, rrafsh, rrafshinë, shesh, mejdan.
♦ U bë log diçka u zbulua, doli në shesh. E bëri log diçka e ngjeshi mirë, e rrasi dhe e bëri rrafsh e të ngjeshur.
LOGAT vep., ~A, ~UR jokal. Logoris, qaj pa zë. Të dëgjonte mëmën të logatë si ajo e asnjë tjetër!
Shfaq përkufizimin e plotë →LÓG/E, ~IA f. sh. ~E, ~ET Dele a dhi me trup të vogël e të dobët, dele a dhi mistrece.
Shfaq përkufizimin e plotë →LOGÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur sheshoj ose rrafshoj një sipërfaqeje për ta bërë të njëtrajtshme, sidomos në ndërtim, në bujqësi ose gjatë punimeve në rrugë. Logimi i terrenit …
Shfaq përkufizimin e plotë →LOGÍTI vep., ~A, ~UR kal. Bëj log, sheshoj, logoj. E logiti kopshtin dhe e mbolli.
Shfaq përkufizimin e plotë →LOGÍTII vep., ~A, ~UR jokal. Zbukuroj një të vërtetë, e bëj si të lehtë, hijeshoj. I logit punët mirë.
Shfaq përkufizimin e plotë →LOGÍTIII vep., ~A, ~UR jokal. Gënjen, rren. E ka zanat të logitë nga pak.
Shfaq përkufizimin e plotë →LOGJÍK,~E mb. 1. Që mbështetet në ligjet e logjikës, që është sipas ligjeve të logjikës; që ka të bëjë me shkencën e logjikës, që i përket logjikës, i logjikës. Ligjet (rregullat) …
Shfaq përkufizimin e plotë →LÓGO,~JA f. sh. ~, ~T Shenjë e shkruar, stemë ose simbol grafik i miratuar nga një organizatë, kompani ose individ për të identifikuar produktet, shërbimet, ose markën e tyre; simb…
Shfaq përkufizimin e plotë →LOG/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. E bëj të sheshtë një vend me gropa, sheshoj, rrafshoj. Loguan vendin (arën). Punëtorët loguan terrenin për të përgatitur ndërtimin.✱Sin.: sheshoj, rraf…
Shfaq përkufizimin e plotë →LOG/ÓJII vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. I vë një logo diçkaje; e pajis me simbolin grafik që identifikon një markë, produkt ose organizatë. Kompania përmes konkursit të hapur e loguan produ…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë