Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
LLÚRBËT (i, e) mb. 1. Që është i squllët; që ka llucë. Baltë (borë) e llurbët. Vend i llurbët.
2. Që është i turbulluar e me papastërti të ndryshme; që është i përzier me llum. Ujë (vaj) i llurbët. Uthull (verë) e llurbët.
3. Që është si qull i trashë (për ushqime të ndryshme); që është bërë si qull ngaqë është zier shumë (për gjellët). Ushqime të llurbëta. Gjellë e llurbët. Vezë e llurbët vezë surbull, e pazier mirë.
4. fig., mospërf. Që është shumë i shëndoshur e me mishra të varur. Plak i llurbët. Plakë e llurbët.
✱Sin.: i squllët, llurbës.
LLURBËTÍR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Baltë e llurbët; borë e llurbët; vend me llurbë.2. Llum, llurbë në fund të enës. Llurbëtira e vajit (e verës). Llurbëtira e kafesë. U bë llurbëtirë…
Shfaq përkufizimin e plotë →LLÚRB/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Baltë e qullët në vende a në rrugë të shkelura, llucë; llumi i trashë që krijohet nga mbeturinat e ndryshme të ujërave; borë e shkelur e gjysmë e shkri…
Shfaq përkufizimin e plotë →LLÚRBË mb. Që është si llurbë. Baltë (borë) llurbë. Gjellë llurbë. Dardhë llurbë. Grua llurbë. E ka barkun llurbë.
Shfaq përkufizimin e plotë →LLURBËRÍM,~I m. Të qenët i turbullt, i errët ose i trashë për shkak se është i përzier me një lëndë tjetër.
Shfaq përkufizimin e plotë →LLURBËR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Mbuloj a mbush (diçka) me baltë; e bëj pis me baltë.
Shfaq përkufizimin e plotë →LLÚRBËS,~E mb. Që vjen si llurbë; i llurbët. Fik llurbës. Pjepër llurbës.
Shfaq përkufizimin e plotë →LLURBËZ/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vetv., vet. v. III Bëhet i butë.
Shfaq përkufizimin e plotë →LLURBËZÚAR (i, e) mb. Që është i butë dhe me shumë tul.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë