Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
LLUPI vep., ~A, ~UR bised., kal. 1. Ha shumë dhe e kapërdij ushqimin menjëherë; e ha një ushqim të gjithin e shpejt e shpejt. E llup gjellën. E llupi të tërë mishin (byrekun). E llupi menjëherë (përnjëherë).
2. fig. Rrëmbej, zhvat diçka me shumicë e menjëherë. Di vetëm të llupë.
✱Sin.: përlaj, zhvat, kollofit, llap, llufit, llapit, llapoj, skllup, copit.
LLUP,~III m. sh. ~A, ~AT 1. bot. Fik kokërrmadh.
2. si mb. Që është kokërrmadh.
LLUPÁR/E,~JA f. Mjegull, mjegull e dendur.
Shfaq përkufizimin e plotë →LLUPÁSH,~E mb., keq. Që është llupës, që është grykës. Njeri llupash.✱Sin.: hamës, grykës.
Shfaq përkufizimin e plotë →►LLÚP/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Hidhem në ujë. U llupa në det.2. pës. e LLUPII.
Shfaq përkufizimin e plotë →LLÚPJ/E,~AI f. sh. ~E, ~ET Veprimi kur llupI.✱Sin.: llufitje, kapërdimje, kollofitje, zhvatje.
Shfaq përkufizimin e plotë →LLÚPJ/E,~AII f. sh. ~E, ~ET Zhytje në ujë.
Shfaq përkufizimin e plotë →LLUPSH,~E mb. 1. Që është i trashë në trup; llubak. Shkoi e mori një burrë llupsh.2. Që nuk është i shkathët.3. si em. Ai që është i shëndoshë, trashaluq.
Shfaq përkufizimin e plotë →LLÚPUR (i, e) mb. Që është zhytur në ujë. I llupur deri te qafa në ujin e kristaltë. Perime të llupura në ujë.
Shfaq përkufizimin e plotë →LLÚP/Ë,~A f., bised. E ngrënë e madhe; të qenët llupës, grykësi. E ka mendjen te llupa. U sëmur nga llupa. Është vetëm për llupë.
Shfaq përkufizimin e plotë →LLÚPËS,~E mb. Që ha shumë e menjëherë, që e përlan të gjithë ushqimin shpejt e shpejt; grykës. Njeri llupës.✱Sin.: hamës, grykës, llabiç, llupash.
Shfaq përkufizimin e plotë →LLÚPËS,~I m. sh. ~, ~IT Ai që ha shumë e menjëherë, ai që e përlan të gjithë ushqimin shpejt e shpejt; grykës. Llupës i madh.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë