Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
LLUC,~E mb. 1. Që është pa flokë ose i qethur rrafsh; qeros, tullac. Nga fundi i rrugës u duk një kokë lluce.
2. fig. Shumë i ngjallur në trup, i shëndoshë.
3. si em. Sipas kuptimeve të mbiemrit. Lluci i dreqit.
✱Sin.: qeros, bahuq, kryecullak, kryeçupinë, kryegjollë, kryelluc, kryerogë, kryerruar, kryesapun, kryetullë, kryevoe, leshramë, leshrruar, llucak, llucan, qupinë, qyp, rogan, tullac.
LLUCÁJK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Llucake.
Shfaq përkufizimin e plotë →LLUCÁK,~E mb. Që është lluc. Djalë llucak. Vajzë llucake.
Shfaq përkufizimin e plotë →LLUCÁK,~UI m. sh. ~Ë, ~ËT Njeri me kryet lluc; llucan. Llucaku kishte vënë kapele.
Shfaq përkufizimin e plotë →LLUCÁK,~UII m. sh. ~Ë, ~ËT zool. Zog i sapoçelur (për shpendët e egër). Kanë çelë llucakët.
Shfaq përkufizimin e plotë →LLUCÁK/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Grua a vajzë me kryet lluc.
Shfaq përkufizimin e plotë →LLUCÁN,~I m. sh. ~A, ~AT Llucak, lluc.
Shfaq përkufizimin e plotë →LLUCÁN/E,~IA f. sh. ~E, ~ET Llucake.
Shfaq përkufizimin e plotë →LLUCÁT vep., ~A, ~UR kal. I rruaj kokën a pjesën e mjekrës dikujt; i bëj kokën lluc. Ia llucat kokën. Ia kishte llucat mjekrën.
Shfaq përkufizimin e plotë →LLÚC/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Fara e dëllinjës së pjekur.
Shfaq përkufizimin e plotë →LLÚC/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. Llucohem.
Shfaq përkufizimin e plotë →LLÚCK/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT Thelë mishi e madhe.
Shfaq përkufizimin e plotë →LLÚCK/Ë,~AII f. sh. ~A, ~AT Mollë a dardhë shumë e bërë. Lluckat i bëri reçel.
Shfaq përkufizimin e plotë →LLÚCK/Ë,~AIII f. sh. ~A, ~AT Rradake, mendje. Mblidhe lluckën.
Shfaq përkufizimin e plotë →LLUC/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Qeth lluc. I kishte llucuar të dy djemtë.
Shfaq përkufizimin e plotë →LLUCÚAR (i, e) mb. Që është llucuar, që është qethur tullë. U nis ushtar i llucuar. Koka e llucuar dukej që larg.
Shfaq përkufizimin e plotë →LLUCÚAR,~IT (të) as. Veprimi kur llucoj ose kur llucohem; qethje tullë (zero, deri në rrëzë).
Shfaq përkufizimin e plotë →LLÚC/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT Baltë e hollë; vend me baltë të tillë. Llucë e madhe. Vend me llucë. Ecte nëpër llucë. Ra në llucë. Kapërceu llucën.✱Sin.: llurbë, llapërçinë, llokajë, ba…
Shfaq përkufizimin e plotë →LLÚC/Ë,~AII f. sh. ~A, ~AT Llucake.
Shfaq përkufizimin e plotë →LLÚCË mb., keq. Shumë i pirë. Ishte bërë llucë e mezi i hidhte këmbët.
Shfaq përkufizimin e plotë →LLÚCËT (i, e) mb. Që është i mbuluar ose që është plot me baltë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë