Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
LLOMOTÍTËS,~E mb., keq. Që flet keq për dikë; që flet pa fakte.
✱Sin.: fjalaman, llomotar, dërdëllitës.
LLOMOTÍTËS,~I m. sh. ~, ~IT Ai që flet keq për të tjerët; ai që merret me thashetheme; llafazan.
LLOMOTÍTËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që flet keq për të tjerët; ajo që merret me thashetheme; llafazane.
Shfaq përkufizimin e plotë →LLOMOTÁR,~E mb. 1. Që flet kot e pa i peshuar fjalët; që llomotit për dikë; fjalaman. Njeri llomotar. Gjuha gënjeshtare është llomotare. (fj. u.).2. si em. Ai që llomotit shumë, fj…
Shfaq përkufizimin e plotë →LLOMÓT/EM jovep., ~A (u), ~UR keq., vetv. Flas pa pushuar; llomotit. Vështronte vëllezërit që kapërcenin telat me gjemba duke llomotur dhe bërë shenja me duar në ajrin e nxehtë.
Shfaq përkufizimin e plotë →LLOMOTÍ,~TË f. kryes. sh. Fjalë që thuhen për dikë a për diçka; llomotitje; thashetheme. Ishin përhapur llomoti. Llomotitë ishin përhapur kudo. Nxjerr llomoti nga goja.
Shfaq përkufizimin e plotë →LLOMOTÍT (LLOMOTÍS) vep., ~A, ~UR jokal. 1. Flas mbyturazi e nëpër dhëmbë, them diçka me vete me zë të mbytur. Llomotit me vete. Llomotit nëpër dhëmbë. Llomotitnin bashkë.2. Flas…
Shfaq përkufizimin e plotë →LLOMOTÍTJ/E,~A [LLOMOTÍSJ/E,~A] f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur llomotit.2. Fjalë që thuhen nëpër dhëmbë e mbyturazi, murmuritje, pëshpëritje. Dëgjoheshin ca llomotitje.3. kryes. sh.…
Shfaq përkufizimin e plotë →LLOMOTÍTUR,~IT (të) as. Llomotitje. Arti i të llomotiturit intelektual. Moda e të llomotiturit nën zë. Të llomotiturit poshtë e përpjetë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë