Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
LLÓKM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bised. 1. Pjesë e prerë a e shkëputur nga një lloj ushqimi i ngurtë; thelë. Llokmë e madhe (e majme). Llokmë mishi (pjepri). Llokmë portokalli. E ndau në llokma.
2. fig., keq. Diçka e dobishme dhe e çmueshme, që merr dikush zakonisht pa e merituar; përfitim i padrejtë; thelë. I dhanë (mori) një llokmë të mirë. Ishte mësuar me llokma. Nuk ka gjithnjë llokma.
✱Sin.: copë, thelë, përfitim.
♦ Është mësuar me llokmë të madhe dikush - është mësuar me bollëk, me kamje të madhe. Iu pre llokma nuk përfiton më pa të drejtë.
LLOKMËMÁDH,~E mb., keq. 1. Që është mësuar të zhvatë sa më shumë, që lakmon të nxjerrë përfitime të mëdha. Njeri llokmëmadh.2. si em. Llupës a zhvatës i madh; ai që kërkon të përfi…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë