Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
LLOJ,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Tërësia e qenieve ose e sendeve, që formojnë një grup sipas tipareve të përbashkëta dhe dallohen nga qeniet ose nga sendet e tjera; grup qeniesh, sendesh ose dukurish me të njëjtat veti a tipare, grup sendesh të një cilësie; fare, soj. Lloj druri. Lloj duhani. Letër e këtij lloji. Llojet e sporteve. Lloj leshi (pambuku). Lloj stofi.
2. Natyra e veçantë e diçkaje; mënyra si kryhet një veprim a një veprimtari; dallimi i një dukurie, që merret si tip. Lloji i punimeve. Lloji i punës. Lloji i fajit. Lloji i kërcimit. Llojet e kapjes (e kalimeve). Gjeti një lloj tjetër zgjidhjeje.
3. biol. Njësia bazë e botës bimore e shtazore, e cila përfshin bimë ose kafshë që i kanë të përbashkëta tiparet kryesore morfologjike, fiziologjike dhe ekologjike. Llojet e gjinisë. Prejardhja (origjina) e llojeve.
4. let., art. Nënndarje e gjinive artistike, e cila përfshin vepra që dallohen nga disa veçori të caktuara të brendisë e të formës. Llojet e epikës (e dramatikës, e lirikës). Romani është një nga llojet e epikës.
✱Sin.: farë, soj, rod, kategori, mënyrë, specie, tip, njësi, nënndarje, markë, gjini, zhanër.
LLOJ-LLÓJ pacak. Çdo lloj, gjithfarë, çdolloj; lloje të shumta e të ndryshme. Lloj-lloj njerëzish (kafshësh, sendesh). Lloj-lloj lulesh (pemësh). Lloj-lloj ngjyrash. Lloj-lloj fja…
Shfaq përkufizimin e plotë →LLÓJB/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Lojbë.
Shfaq përkufizimin e plotë →LLÓJK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Grua e papastër, lloçe; lloçujë.2. Grua që nuk është besnike.3. si mb. Sipas kuptimeve të emrit.
Shfaq përkufizimin e plotë →LLOJLLOJSHMËRÍ,~A f. Shumëllojshmëri. Llojllojshmëria e produkteve ushqimore. Llojllojshmëri termash (motivesh). Një llojllojshmëri e madhe e pajisjeve janë shpikur për të matur ko…
Shfaq përkufizimin e plotë →LLOJLLÓJSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që përbëhet prej llojesh të ndryshme, që ka prej çdo lloji; i shumëllojshëm. Lëndë e llojllojshme. Mjete të llojllojshme. Punë të llojllojshme. Penge…
Shfaq përkufizimin e plotë →LLOJLLÓJTË (i, e) mb. Që është i shumëllojshëm; i llojllojshëm. Prodhim i llojllojtë. Veprime të llojllojta.
Shfaq përkufizimin e plotë →LLOJÓR,~E mb., libr. Që lidhet a që ka të bëjë me llojin, që i përket llojit, i llojit. Përbërja llojore.
Shfaq përkufizimin e plotë →LLOJSHMËRÍ,~A f. sh. ~, ~TË libr. 1. Vetia e qenieve, e sendeve a e dukurive që ndahen në lloje të ndryshme, të qenët e tyre në lloje të ndryshme; dallimet brenda grupeve a brenda …
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë