Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
LLOGARÍTJ/E,~AI f. sh. ~E, ~ET 1. Procesi i numërimit a i njehsimit të diçkaje, bërja e veprimeve me numra për të nxjerrë sa kushton diçka ose për të gjetur sasinë e diçkaje etj. Llogaritje e kostos së prodhimit.
2. Përdorimi i formulave matematikore dhe rregullave për të gjetur një rezultat të caktuar. Llogaritje aritmetike. Llogaritjet astronomike. Llogaritja e një këndi. Sistemi i llogaritjeve. Bëj llogaritjet.
✱Sin.: përllogaritje, njehsim, numërim, çmuarje, vlerësim, quajtje.
LLOGARÍTJE,~AII f. sh. ~E, ~ET soc. Praktikë e vëzhgimit dhe e paraqitjes, e cila i bën proceset, objektet e ngjarjet të vrojtueshme dhe objektive. Llogaritja e aktivitetit të nxënësve në mësime. Llogaritja (matja) e opinionit qytetar.
LLOGÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT fin. Llogaritar.
Shfaq përkufizimin e plotë →LLOGARÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. ek. Veprime të ndryshme ekonomike e financiare, që bëhen për të njohur vlerat, për të ditur të ardhurat e shpenzimet në një degë të ekonomisë, në një nd…
Shfaq përkufizimin e plotë →LLOGARÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Ritëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →LLOGARÍT (LLOGARÍS) vep., ~A, ~UR kal. 1. Numëroj a njehsoj diçka, bëj veprime me numra për të nxjerrë sa kushton diçka ose sa kam për të marrë a për të dhënë, për të gjetur sasinë…
Shfaq përkufizimin e plotë →LLOGARITÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Nëpunësi që merret me veprimet financiare, me punët e llogarisë (në një bankë a në një ndërmarrje); llogaritës. Llogaritari i bankës. Llogaritar i p…
Shfaq përkufizimin e plotë →►LLOGARÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR jokal. 1. Merrem parasysh; vlerësohem; konsiderohem; quhem. Llogaritem si kuadër i përgatitur për punët e administratës. Llogaritet si përkrahës i …
Shfaq përkufizimin e plotë →LLOGARÍTUR (i, e) mb. 1. Që është llogaritur; që është menduar e peshuar mirë; që është rezultat i arritur përmes një procesi llogaritës. Punë e llogaritur. Veprim i llogaritur mir…
Shfaq përkufizimin e plotë →LLOGARÍTUR,~IT (të) as. LlogaritjeI. Mos u merakosni në lidhje me mësimin e të lexuarit, të të llogariturit dhe të të shkruarit. Të llogariturit e elasticitetit (e shpejtësisë, e v…
Shfaq përkufizimin e plotë →LLOGARÍTËS,~E mb. Që shërben për llogaritje; që bën veprime llogarie; përllogaritës. Makinë (vegël) llogaritëse. Qendër llogaritëse. Vizore (tabelë) llogaritëse.
Shfaq përkufizimin e plotë →LLOGARÍTËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. spec. Mjet që shërben për të bërë llogaritje. Llogaritësi i topit. Llogaritësi i rrotullimeve. Përdorin llogaritësin.2. usht. Ushtar i përgatitur, që…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë