Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
LLAVÉSH/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. Nuk kujdesem për pamjen e jashtme; e lëshoj veten. Ishte llaveshur sikur të jetonte në rrugë.
Shfaq përkufizimin e plotë →LLAVÉSH ndajf. Si llavesh; i veshur keq. Dilte rrugëve llavesh.
Shfaq përkufizimin e plotë →LLAVÉSH,~E mb. 1. Që i ka veshët të mëdhenj e të varur. Dele llaveshe.2. fig., keq. Që është shkatarraq, që është i çrregullt në paraqitje; llosh. Djalë llavesh. Vajzë llaveshe.3. …
Shfaq përkufizimin e plotë →LLAVÉSH,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. fig. Ai që është veshmadh e veshvarur; laboç, llaputan.2. fig., keq. Njeri që vishet pa kujdes, me tesha të lëshuara.3. fig., keq. Njeri i pazoti, i pa…
Shfaq përkufizimin e plotë →LLAVÉSHUR (i, e) mb. Që është llaveshur; që është i çrregullt e i pisët. Pse rri i llaveshur?
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë