Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
LLASTÍK/Ë, ~A f. sh. ~A, ~AT 1. Llastik.
2. vet. sh., bised. Këpucë prej llastiku. Një palë llastika.
3. vet. sh., Tiranda. Pantallona me llastika.
4. bised. Kapëza e foshnjës që i vihet në gojë për të pirë ose për të thithur. I vuri (i hoqi) llastikën. I dha të pijë qumësht me llastikë.
✱Sin.: llastik, biberon, tirandë.
LLASTÍCË mb. Që llastohet; që është mësuar të trajtohet me përkëdheli; llastor. Vajzë llasticë.
Shfaq përkufizimin e plotë →LLASTÍC/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Vajzë që llastohet (kryesisht për vajzat e vogla). Erdhi llastica.
Shfaq përkufizimin e plotë →LLASTÍ/K,~KU m. sh. ~QE, ~QET 1. vet. nj. Lëndë prej gome, që mund të epet, të tërhiqet ose të përkulet shumë dhe të vijë përsëri në gjendjen e mëparshme, gomë. Rrip (top) llastiku…
Shfaq përkufizimin e plotë →LLASTÍKSH/ËM (i), ~ME (e) mb. I llastiktë, elastik.
Shfaq përkufizimin e plotë →LLASTÍKTË (i, e) mb. 1. Që është prej llastiku, që është punuar prej llastiku. Rrip (top) i llastiktë. Këpucë (opinga) të llastikta. Zorrë e llastiktë. Doreza të llastikta.2. bised…
Shfaq përkufizimin e plotë →LLASTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Përkëdhelja që i bëhet dikujt.2. Sjellja me naze e me teka (kryesisht për fëmijët e vegjël, që janë përkëdhelur me tepri); të llastuarit.✱Sin.: ledhati…
Shfaq përkufizimin e plotë →LLASTÍS vep., ~A, ~UR krahin., kal. Krasis. I llastisi ullinjtë.
Shfaq përkufizimin e plotë →LLASTÍSJ/E,~A f., krahin. Veprimi kur llastis; krasitje. Llastisja e pemëve duhet kryer në kohën e duhur.
Shfaq përkufizimin e plotë →LLASTÍSUR (i, e) mb., krahin. I krasitur. Pemët e llastisura u gjallëruan.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë