Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
LLAPSI vep., ~A, ~UR 1. jokal., vet. v. III Llamburit, llapëtin, ndrit. Llapsin dritat e bulevardit. Stadiumi lapste prej projektorëve. Sapo nisë të llapsin yjet. Fytyra e tij llapste nga gëzimi.
2. kal. E pastroj me themel, e bëj të shkëlqejë diçka. Llaps shtëpinë.
✱Sin.: shkëlqen, vezullon, ndrit, pastroj.
LLAPI vep., ~A, ~UR 1. bised., keq., kal. Pi ose ha shpejt e shpejt diçka të qullët, duke e marrë me gjuhë (zakonisht për qentë e për macet); ha. Llap hirrën. Llap qumështin. E ka …
Shfaq përkufizimin e plotë →LLÁPII vep., ~A, ~UR fig., jokal. Flas kot, llomotit; flas pa përgjegjësi, them gjëra që s’duhen thënë, flas të pjekura e të papjekura. Llap shumë (kot). Llapte poshtë e lart. - Dh…
Shfaq përkufizimin e plotë →LLAP,~I m. Qen i zi. Ndillte llapin.
Shfaq përkufizimin e plotë →LLAPÁ,~JA f. sh. ~, ~TË 1. Çorbë e trashë, që bëhet zakonisht me oriz të zier shumë, me patate etj. dhe që përdoret si ushqim për fëmijët e vegjël. Llapa orizi (gruri, patatesh). …
Shfaq përkufizimin e plotë →LLÁPE mb. Që i ka veshët e mëdhenj; veshmadh (thuhet për delen, për dhinë a për lopën). Dele llape. Dhi llape.
Shfaq përkufizimin e plotë →LLÁP/E,~JA f., krahin. Erë që fryn nga Llapi. Erë llape. Frynte llapja.
Shfaq përkufizimin e plotë →LLÁPO mb. Llapush.
Shfaq përkufizimin e plotë →LLÁP/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. bised. Gjuhë, pjesa e lëvizshme e gjuhës (edhe keq.). Llapa e qenit (e ariut). Kafshoj llapën. Fute brenda (në gojë) atë llapë! I doli llapa nga të vra…
Shfaq përkufizimin e plotë →LLÁP/Ë,~AII f. sh. ~A, ~AT Dele a dhi me veshë të mëdhenj e të varur. Llapa u nda nga tufa.
Shfaq përkufizimin e plotë →LLÁP/Ë,~AIII f. sh. ~A, ~AT bot. Kungull.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë