Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
LLAPAVÍTUR (i, e) mb. Që është llapavitur. Rrugë të llapavitura. Shtrati i llapavitur i përroit.
LLAPAVÉC,~I m. Dëborë me flokë të mëdha dhe e shkrirë. Me supet e ngarkuara me dëborë llapaveci. Vish çizmet se është llapavec jashtë.
Shfaq përkufizimin e plotë →LLAPAVÉSH,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Shkatarraq. Zgjodhi një llapavesh për burrë.
Shfaq përkufizimin e plotë →LLAPAVÍC/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Llapavinë. Dielli e ka shkrirë borën dhe e ka bërë llapavicë. - A ecet pa çizme në këtë llapavicë?
Shfaq përkufizimin e plotë →LLAPAVÍN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Borë e shkrirë e përzier me baltë, llapërkajë, llapavicë.✱Sin.: llapavicë, llohë, llopajcë, lluvriq, skllotë.
Shfaq përkufizimin e plotë →LLAPAVÍT vep., ~A, ~UR kal. Bëj baltë, bëj skllotë ose llohë. Ra shi dhe e llapaviti borën.
Shfaq përkufizimin e plotë →►LLAPAVÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Eci nëpër baltë a nëpër skllotë duke u zhytur; përbaltem a përqullem, llapashitem. Shkon duke u llapavitur.2. vetv., vet. v. III Mbushet m…
Shfaq përkufizimin e plotë →LLAPAVÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Veprimi kur llapavit ose kur llapavitem.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë