Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
LLÁP/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. bised. Gjuhë, pjesa e lëvizshme e gjuhës (edhe keq.). Llapa e qenit (e ariut). Kafshoj llapën. Fute brenda (në gojë) atë llapë! I doli llapa nga të vrapuarit. Llapë e gjatë, burrni e pakët. (fj. u.).
2. Pjesa e jashtme e veshit. Llapa e veshit.
3. Copë prej lëkure a prej rrobe në trajtë të gjuhës që përdoret për të mbuluar diçka; copë e zgjatur, që varet në petka. Llapa e topit. Llapa e këpucës. Llapat e xhokës. Llapat e kapelës veshëzat. Këpucë me llapa. I vareshin llapat.
4. bot. Pjesa e gjerë e gjethes pa bishtin; fleta e bimëve. Llapa e gjethes. Llapat e pemëve. Llapё gjethore (lat. Lamina foliaris) Pjesë e zgjeruar e gjethes si një organ mbitokësor i specializuar për fotosintezën, me formë pak a shumë të sheshtë dhe të hollë për të ekspozuar kloroplastet që përmbajnë qelizat (indi i klorenkimës) në dritë, në sipërfaqe sa më të gjerë dhe për të lejuar dritën të depërtojë plotësisht brenda në inde.
5. Pjesë e diçkaje, që vjen e zgjatur si gjuhë. Llapa e kazmës. Llapa e bombës. Një llapë qepe. Llapa e pipëzës. Llapa e parmendës veshëza, llapari.
✱Sin.: gjuhë, zdërre, lapë, lëputë, lafshë, vrigull, gjethe.
♦ Më doli llapa tall. thjeshtligj. shih më doli gjuha (një pëllëmbë). E ka llapën (gjuhën) *të gjatë (një pëllëmbë, një pash) (dikush) keq. Ka llapë të madhe (dikush) thjeshtligj. shih e ka gjuhën të gjatë (dikush). E ka lëshuar llapën (dikush) thjeshtligj. shih e ka lëshuar gjuhën (dikush). Kur të shohësh llapën e veshit shih kur të shohë kurrizin (shpinën) pa pasqyrë. Do varur për llape (dikush) përb. është shumë i prapë, nuk lë gjë pa bërë; është shumë i keq e mizor; nxjerr të vdekurin nga varri.
LLAPATÁN,~II m. sh. ~A, ~AT 1. Njeri që nuk është i shkathët, që shkon duke u tundur rrugës; njeri që ecën i papërqendruar, sikur nuk e di ku është nisur.2. euf. Organi gjenital i …
Shfaq përkufizimin e plotë →LLAPATÁN,~III m. sh. ~Ë, ~ËT Stërqokë.
Shfaq përkufizimin e plotë →LLAPATÉSHK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Dru i prerë, i çarë përgjysmë.2. fig., keq. Gjuhë. Ndale pak llapateshkën mbaje gojën, mati fjalët.3. fig., keq. Ai që është gjuhëgjatë, që flet s…
Shfaq përkufizimin e plotë →LLAPATÓR,~E mb., keq. 1. Llafazan, fjalaman, fjalëshumë.2. si em. Llafazan.
Shfaq përkufizimin e plotë →LLAPATÚJ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Grua e që nuk është e shkathët, që shkon rrugës duke u tundur, që ecën e papërqendruar sikur nuk e di për ku është nisur; llallo, qullace.2. si mb. …
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë