Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
►LLAPASHÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. Eci duke përplasur këmbët në ujë, në baltë a në dëborë të squllët. Llapashitem në llucë. Llapashitej nëpër kënetë.
2. vet. v. III Bën një zhurmë të mbytur, që përsëritet sipas përplasjeve diku (për ujin, për lëngjet). Uji llapashitej në breg. Dallgët llapashiten në ranishte.
✱Sin.: llokoçitem, llapërçitem, shllapuritem, zhabaritem.
LLAPASHÍT vep., ~A, ~UR 1. kal. Përziej fort ujin a baltën me duar; llapërçit.
2. jokal. Përplas këmbët kur eci në ujë, në baltë a në dëborë të squllët. Llapashit këmbët në ujë (në baltë, në llapërkajë). Llapashitnin këmbët e përbaltura.
3. keq., jokal. Flas pa kuptim. Llapashit kodër pas bregut (fig.) flet për shumëçka, por thotë gjëra të pasakta.
✱Sin.: llapërçit, shllapurit, zhabarit.
LLAPASHÍT vep., ~A, ~UR 1. kal. Përziej fort ujin a baltën me duar; llapërçit.2. jokal. Përplas këmbët kur eci në ujë, në baltë a në dëborë të squllët. Llapashit këmbët në ujë (në …
Shfaq përkufizimin e plotë →LLAPASHÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur llapashit ose kur llapashitem.2. Zhurmë e mbytur që dëgjohet kur ecim në baltë, në ujë a në dëborë të squllët, duke përplasur këmbët; …
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë