Fjalori
LLAPËRKAJË

LLAPËRKÁJ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Borë e squllët; llohë. Është bërë llapërkajë.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: LLAPËRKAJET
LLAPËRKAJET

LLAPËRKÁJ/ET jovep., ~ (u), ~Ë vetv., vet. v. III Bëhet llapërkajë (bora). U llapërkaj bora e sa me zor të kalosh shtegun.


Rezultate të ngjashme

LLÁPËR (i, e) mb. Që është bërë pis me baltë; i pistë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

LLAPËRDÁÇ,~I m. sh. ~Ë, ~ËT ushq., krahin. Lloj byreku me një petë, mbi të cilën hidhet bulmeti dhe barishtet (perimet). Llapërdaç shtëpie. Hante llapërdaç.

Shfaq përkufizimin e plotë →

LLAPËRDÍ/J vep., ~VA, ~RË kal. Gëlltit, gllabëroj; kllapit.

Shfaq përkufizimin e plotë →

LLAPËRÍM,~I m. Të folurit pa pushim; llomotitje; thashetheme.

Shfaq përkufizimin e plotë →

LLÁPËRM (i), ~E (e) mb. Që i ka veshët të varur (për kafshët kryesisht).

Shfaq përkufizimin e plotë →

LLAPËR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR jokal. Flas pa pushuar, llap; llomotit. Llapëron shumë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

LLAPËRÇÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur llapërçoj, ose kur llapërçohem.

Shfaq përkufizimin e plotë →

LLAPËRÇÍT vep., ~A, ~UR kal. Tund ujin a baltën me duar; përplas këmbët në ujë, në baltë a në borë të squllët; llapashit.

Shfaq përkufizimin e plotë →

LLAPËRÇ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Kafshoj a nis një ushqim dhe e lë, duke e shpërdoruar; nëpërthoj. E llapërçoi mollën dhe e la.

Shfaq përkufizimin e plotë →

LLAPËRÇÚK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT krahin. Gatesë me miell misri që përgatitet me kungull dhe yndyrë. Përgatiti llapërçuk për drekë. I pëlqente llapërçukët.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.