Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
LLAMBURÍT vep., ~I, ~UR jokal., vet. v. III 1. Bën shumë dritë, ndrit shumë, shkëlqen. Llamburitin dritat e Vitit të Ri. Llamburit hëna. Llamburit ylli. Qielli llamburiste.
2. fig. Shkëlqen nga pastërtia a nga bukuria. Llamburit shtëpia. I llamburit fytyra. I llamburitin sytë nga gëzimi.
✱Sin.: shkëlqen, ndriçon, vezullon.
LLAMBURÍT/JE,~A f. sh. ~E, ~ET Ndriçim; vezullim. Llamburitja e dhomës.✱Sin.: shkëlqim, ndriçim, vezullim.
Shfaq përkufizimin e plotë →LLAMBURÍTËS,~E mb. Që bën shumë dritë; që ndrit shumë, që shkëlqen. Zjarr llamburitës. Dritë llamburitëse. Dyshemeja ishte llamburitëse.✱Sin.: shkëlqyes, shndritës, ndriçues.
Shfaq përkufizimin e plotë →LLAMBÚSHK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Llambë e vogël për dritë elektrike. Llambushka e biçikletës. Llambushka e radios. Mbante ndezur natën një llambushkë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë