Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
LLÁMB/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Mjet ndriçimi me vajguri e me fitil, i mbuluar me poç qelqi; mjet i vogël ndriçimi me bateri. Llamba e shtëpisë. Llamba e minatorit. Drita e llambës. Poçi (qelqi) i llambës. Ndez (shuaj, fik) llambën. Si llamba pa vaj diçka që nuk funksionon.
2. Pajisje prej qelqi, e rrumbullakët ose gjatoshe, zakonisht me fije metalike brenda a me gaz, që ndriçon me rrymë elektrike ose përdoret për punë të veçanta në aparate të ndryshme. Llambë elektrike. Llambë neoni. Llambë elektronike. Llamba e saldimit. Llambat e radios. Llambë automjetesh.
LLAMBËTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ndezës llambash. Llambëtari i qytetit.
Shfaq përkufizimin e plotë →LLAMBËTÍ/N vep., ~U, ~RË jokal., vet, v. III Llamburit. Llambëtin shtëpia. Llambëtijnë rrugët.
Shfaq përkufizimin e plotë →LLAMBËTÍTJ/E,~A f. Llamburitje.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë