Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
LLA/K,~KU m. sh. ~QE, ~QET Rrëshirë e tretur në alkool, në vaj etj., me të cilin lyejnë gjëra të ndryshme (zakonisht orendi) për t’i ruajtur nga prishja, për t’u dhënë shkëlqim etj…
Shfaq përkufizimin e plotë →LLAKÁT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT krahin. Baltë e hollë; sqotë. Llakata mbuloi qytetin. Kalonin nëpër llakatë.
Shfaq përkufizimin e plotë →LLAKÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur llakojmë; procesi i lyerjes me llak. Llakimi i telave. Reparti i llakimit. Makinë llakimi.
Shfaq përkufizimin e plotë →LLAKÍM,~I m. Veprimi kur llakoj ose kur llakohet diçka; lustrim. Llakimi i parketit. Llakimi i telave. Plastifikim dhe llakim letre. Makinë llakimi.
Shfaq përkufizimin e plotë →LLAKÍT vep., ~A, ~UR kal. Lëpij me gjuhë (kryes. v. III për macen, qenin etj.). Llakit putrën (bishtin).
Shfaq përkufizimin e plotë →LLAK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Lyej diçka me llak. Llakoj dritaret e shtëpisë. Llakoi derën e makinës. Trarët e pullazit ishin llakuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →LLAKÓJ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT krahin., bot. Barishte që u jepet deleve kundër barkqitjes.
Shfaq përkufizimin e plotë →LLAKÚAR (i, e) mb. Që është lyer me llak, që është llakuar; i ngjyrosur. Metal i lakuar. Dritare e llakuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →LLAKÚC,~E mb. 1. Që, përveç së ëmës, pi qumësht edhe te delet e tjera. Qengj llakuc.2. fig. Që kërkon të hajë kudo e gjithçka; i pangopur. Njeri llakuc.3. si em. m. e f. Sipas kupt…
Shfaq përkufizimin e plotë →LLAKÚES,~E mb. Që shërben për të llakuar. Makinë automatike llakuese.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë