Fjalori
LLAHTARIS

LLAHTARÍS vep., ~A, ~UR bised., kal. E frikësoj shumë dikë, e tmerroj; lemeris. I llahtarisi fëmijët. Na llahtarisi me ato që na tregoi për tërmetin.


Rezultate të ngjashme

►LLAHTARÍS/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. bised., vetv. Frikësohem shumë, tmerrohem; lemerisem. U llahtaris në gjumë.2. pës. e LLAHTARÍS. U llahtarisëm nga tërmeti. U llahtaris nga ajo…

Shfaq përkufizimin e plotë →

LLAHTARÍSHT ndajf., bised. Në presion dhe duke u frikësuar; në mënyrë të llahtarisur; frikshëm. Llahtarisht tregonte për jetën e tij.

Shfaq përkufizimin e plotë →

LLAHTARÍSJ/E,~A f., bised. Veprimi kur llahtaris dikë ose kur llahtarisem; frikë e madhe; frikësim. Llahtarisja nga lufta. E trembur deri në llahtarisje.

Shfaq përkufizimin e plotë →

LLAHTARÍSUR (i, e) mb., bised. Që është shumë i frikësuar, i tmerruar; që është plot ankth. Dukej i llahtarisur. Zë i llahtarisur. Ikën të llahtarisura.

Shfaq përkufizimin e plotë →

LLAHTARÍSËS,~E mb., bised. Që të llahtaris. Pamje llahtarisëse. Tmerre llahtarisëse. Të vërtetat llahtarisëse.

Shfaq përkufizimin e plotë →

LLAHTÁR mb. Që të fut frikën, që të tmerron. Lëshoi një klithmë llahtar. U zgjua nga një ëndërr llahtar. Aksident llahtar.

Shfaq përkufizimin e plotë →

LLAHTÁR,~I m. sh. ~E, ~ET bised. 1. Tmerr, frikë e madhe, llahtari. I shtiu (i futi) llahtarin.2. Ngjarje e tmerrshme, veprim i tmerrshëm. Panë llahtare.

Shfaq përkufizimin e plotë →

LLAHTARÍ,~A f., bised. Frikë e madhe, tmerr; ankth i madh; lemeri. Llahtari e madhe. Mori llahtarinë u tremb shumë, u tmerrua. I zuri llahtaria. Shikonte me llahtari. Thirri me lla…

Shfaq përkufizimin e plotë →

LLAHTARÍM,~I m., bised. Llahtari.

Shfaq përkufizimin e plotë →

LLAHTÁRTË (i, e) mb., bised. Që ngjall frikë të madhe; i tmerrshëm. Ujk i llahtartë. Pamje e llahtartë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.