Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
LLAHTARÍ,~A f., bised. Frikë e madhe, tmerr; ankth i madh; lemeri. Llahtari e madhe. Mori llahtarinë u tremb shumë, u tmerrua. I zuri llahtaria. Shikonte me llahtari. Thirri me lla…
Shfaq përkufizimin e plotë →LLAHTARÍM,~I m., bised. Llahtari.
Shfaq përkufizimin e plotë →LLAHTARÍS vep., ~A, ~UR bised., kal. E frikësoj shumë dikë, e tmerroj; lemeris. I llahtarisi fëmijët. Na llahtarisi me ato që na tregoi për tërmetin.
Shfaq përkufizimin e plotë →►LLAHTARÍS/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. bised., vetv. Frikësohem shumë, tmerrohem; lemerisem. U llahtaris në gjumë.2. pës. e LLAHTARÍS. U llahtarisëm nga tërmeti. U llahtaris nga ajo…
Shfaq përkufizimin e plotë →LLAHTARÍSHT ndajf., bised. Në presion dhe duke u frikësuar; në mënyrë të llahtarisur; frikshëm. Llahtarisht tregonte për jetën e tij.
Shfaq përkufizimin e plotë →LLAHTARÍSJ/E,~A f., bised. Veprimi kur llahtaris dikë ose kur llahtarisem; frikë e madhe; frikësim. Llahtarisja nga lufta. E trembur deri në llahtarisje.
Shfaq përkufizimin e plotë →LLAHTARÍSUR (i, e) mb., bised. Që është shumë i frikësuar, i tmerruar; që është plot ankth. Dukej i llahtarisur. Zë i llahtarisur. Ikën të llahtarisura.
Shfaq përkufizimin e plotë →LLAHTARÍSËS,~E mb., bised. Që të llahtaris. Pamje llahtarisëse. Tmerre llahtarisëse. Të vërtetat llahtarisëse.
Shfaq përkufizimin e plotë →LLAHTÁRSHËM ndajf., bised. Në mënyrë të llahtarshme. E shikonte llahtarshëm. I arratisur llahtarshëm nëpër botë. Zëri i tij kumbonte llahtarshëm. Të gjitha po ndodhnin më llahtarsh…
Shfaq përkufizimin e plotë →LLAHTÁRTË (i, e) mb., bised. Që ngjall frikë të madhe; i tmerrshëm. Ujk i llahtartë. Pamje e llahtartë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë