Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
LLAC,~I m. sh. ~Ë, ~ËT bised. Ai që i ndihmon muratorit në përgatitjen e materialit për të ndërtuar murin ose diçka tjetër.
LLAÇ,~II m. sh. ~RA, ~RAT 1. vet. nj. Lëndë ndërtimi që bëhet duke përzier rërën me gëlqere të shuar e me ujë dhe që përdoret për të ngritur mure e për t’i suvatuar. Llaç me çimento. Llaç çimentoje. Llaç asfalti. Llaç për mur (për suvatim). Mur me (pa) llaç. Sita (kova) e llaçit. Bëj (gatuaj, përziej) llaçin. Shtroj llaçin. I hodhi llaç.
2. vet. sh. Lloje të ndryshme të kësaj lënde. Llaçra industrialë për muratura dhe suvatime.
3. vet. sh. Copëza të shumta nga ky material. Ai kthehej nga puna i ngalluar me llaçra e bojëra.
4. vet. nj. Baltë e hollë që krijohet kryesisht gjatë dimrit në rrugët e pashtruara; llucë, lloç. Udhë gjithë llaçi.
✱Sin.: lloç, horasan, qereç.
LLACAMÁN,~E mb., bised. 1. Që pi për një kohë të gjatë tek e ëma, që pi deri vonë (për kafshët). Qengj (kec, viç) llacaman.2. fig. Që është mësuar të hajë gjëra të mira; që i pëlqe…
Shfaq përkufizimin e plotë →LLÁC/E,~JAI f. sh. ~E, ~ET krahin. Çobankë.
Shfaq përkufizimin e plotë →LLÁC/E,~JAII f. sh. ~E, ~ET Ajo që ndihmon muratorin në përgatitjen e materialit për të ndërtuar murin ose diçka tjetër.
Shfaq përkufizimin e plotë →LLÁCKA,~T f. sh. Parmak. Llackat e ballkonit.
Shfaq përkufizimin e plotë →LLACKÁN,~E mb., bised. 1. I përlyer, i llackosur.2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.
Shfaq përkufizimin e plotë →LLACKÓS vep., ~A, ~UR bised., kal. 1. Përlyej, bëj me njolla; fëlliq, ndot. Llackos me baltë. I llackosi rrobat që kishte veshur.2. fig., keq. Bëj diçka pa kujdes; katranos. Punën …
Shfaq përkufizimin e plotë →LLÁCK/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT bised. Njollë. Llackë e zezë (e madhe). Me llacka në faqe.
Shfaq përkufizimin e plotë →LLÁCK/Ë,~AII f. sh. ~A, ~AT Copë e vogël vendi. U grindën për një llackë vend.
Shfaq përkufizimin e plotë →LLÁC/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT Syth çorapi, trikoje etj., që punohet me shtiza ose me grep. Llaca e çorapit (e trikos). Llacat e rrjetës. Punë me dyzet llaca. I iku llaca. I mbylli llac…
Shfaq përkufizimin e plotë →LLÁC/Ë,~AII f. sh. ~A, ~AT Gunë a veshje tjetër shumë e gjerë; shark.✱Sin.: gunë, shark.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë