Fjalori
LLAÇKAVIT


Rezultate të ngjashme

►LLAÇKAVÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR krahin. 1. vetv. Zhgërryhem në baltë; përlyhem me baltë; llapuçitem. Fëmija po llaçkavitej në një pellg uji.2. pës. e LLAÇKAVÍT.

Shfaq përkufizimin e plotë →

LLAÇKAVÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET, krahin. Veprimi kur llaçkavitim ose kur llaçkavitemi. Llaçkavitje në cekëtinë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

LLAÇKAVÍTUR,~IT (të) as., krahin. Llaçkavitje.

Shfaq përkufizimin e plotë →

LLAÇKAVÍTUR (i, e) mb., krahin. Që është llaçkavitur, i përlyer me baltë. Hyri me këmbë të llaçkavitura.

Shfaq përkufizimin e plotë →

LLAÇKAVÍTËS,~E mb., krahin. Që llaçkavit; që vjen a që del kur llaçkavitemi. Zhurmë llaçkavitëse.

Shfaq përkufizimin e plotë →

LLAÇKÁN,~E mb. 1. I përlyer, që është i llackosur.2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.

Shfaq përkufizimin e plotë →

LLAÇKÁR,~E mb., bised., keq. 1. Që nuk ka mend në kokë, budalla. Djalë llaçkar. Vajzë llaçkare.2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.Sin.: budalla, i trashë, i metë, i pame…

Shfaq përkufizimin e plotë →

LLAÇKÁT vep., ~A, ~UR krahin., kal. Përziej diçka, duke bërë edhe një farë zhurme, afërsisht si llaç-llaç. Llaçkat baltën (ujin).

Shfaq përkufizimin e plotë →

►LLAÇKÁT/EM jovep., ~A (u), ~UR krahin. 1. vetv. Zhgërryhem në baltë. Llaçkateshin në puset e vogla të krijuara nga shkrirja e borës. Llaçkatej në lumin e shteruar.2. Bëj not në uj…

Shfaq përkufizimin e plotë →

LLAÇKÁTJ/E,~A f., krahin. Veprimi kur llaçkatim ose kur llaçkatemi.

Shfaq përkufizimin e plotë →

LLAÇKÁTUR (i, e) mb., krahin. Që është llaçkatur. Oborr i llaçkatur.

Shfaq përkufizimin e plotë →

LLAÇKAVÁT vep., ~A, ~UR krahin., kal. Ha si i babëzitur.

Shfaq përkufizimin e plotë →

►LLAÇKAVÁT/ET jovep., ~ (u), ~UR krahin., vet. v. III 1. vetv. Hahet shumë. Byreku këtej llaçkavatet mjaft.2. pës. e LLAÇKAVÁT.

Shfaq përkufizimin e plotë →

LLAÇKAVÁTJ/E,~A f., krahin. Veprimi kur llaçkavatim ose kur llaçkavatet diçka; të ngrënët si i babëzitur.

Shfaq përkufizimin e plotë →

LLAÇKAVÁTUR (i, e) mb., krahin. Që është llaçkavatur. Ushqime të llaçkavatura.

Shfaq përkufizimin e plotë →

LLAÇKAVÍN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT krahin. Baltë e ujshme, që të ngjitet në këpucë e në rroba. Rruga gjatë dimrit është gjithë llaçkavinë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.