Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
LLAÇÍT vep., ~A, ~UR kal. 1. Thërrmoj plisat me lesë a me llaçë, lesoj.2. fig. Zvarris një punë, një detyrë etj. I llaçit punët deri në minutën e fundit.✱Sin.: lesoj, shqezoj, trin…
Shfaq përkufizimin e plotë →LLAÇÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Veprimi kur llaçit ose kur llaçitem.✱Sin.: lesim, shqezim, trinim, branim, zvarritje.
Shfaq përkufizimin e plotë →LLAÇÍTUR,~IT (të) as. Llaçitje. Nuk bëhen punët me të llaçitur.
Shfaq përkufizimin e plotë →LLAÇÍTUR (i, e) mb. Që është llaçitur. Arë e llaçitur. Punë të llaçitura.✱Sin.: i lesuar, i shqezuar, i trinuar, i branuar, i zvarritur.
Shfaq përkufizimin e plotë →LLAÇÍTËS,~I m. sh. ~A, ~AT 1. Bujku që llaçit.2. fig. Njeri që i zvarrit punët; llaçan.3. si mb. Që i zvarrit punët; llaçan.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë