Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
LLAÇ,~II m. sh. ~RA, ~RAT 1. vet. nj. Lëndë ndërtimi që bëhet duke përzier rërën me gëlqere të shuar e me ujë dhe që përdoret për të ngritur mure e për t’i suvatuar. Llaç me çimento. Llaç çimentoje. Llaç asfalti. Llaç për mur (për suvatim). Mur me (pa) llaç. Sita (kova) e llaçit. Bëj (gatuaj, përziej) llaçin. Shtroj llaçin. I hodhi llaç.
2. vet. sh. Lloje të ndryshme të kësaj lënde. Llaçra industrialë për muratura dhe suvatime.
3. vet. sh. Copëza të shumta nga ky material. Ai kthehej nga puna i ngalluar me llaçra e bojëra.
4. vet. nj. Baltë e hollë që krijohet kryesisht gjatë dimrit në rrugët e pashtruara; llucë, lloç. Udhë gjithë llaçi.
✱Sin.: lloç, horasan, qereç.
LLAC,~I m. sh. ~Ë, ~ËT bised. Ai që i ndihmon muratorit në përgatitjen e materialit për të ndërtuar murin ose diçka tjetër.
LLAÇÁN,~E mb. I parregullt; i pistë.2. Që është i ngathët e që i zvarrit punët, zhagan.3. si em. m. e f. Sipas kuptimeve të mbiemrit.
Shfaq përkufizimin e plotë →LLAÇÉK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Lug i ngushtë pingul përgjatë shpatit të malit, nëpër të cilin dimrit tërhiqen drutë, dushku etj. e rrjedhin ujërat.
Shfaq përkufizimin e plotë →LLAÇÍT vep., ~A, ~UR kal. 1. Thërrmoj plisat me lesë a me llaçë, lesoj.2. fig. Zvarris një punë, një detyrë etj. I llaçit punët deri në minutën e fundit.✱Sin.: lesoj, shqezoj, trin…
Shfaq përkufizimin e plotë →LLAÇKÁN,~E mb. 1. I përlyer, që është i llackosur.2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.
Shfaq përkufizimin e plotë →LLÁÇKË mb., bised., kryes. keq. Budallaqe (zakonisht për gra e vajza); e trashë nga mendja, e metë. Grua llaçkë.
Shfaq përkufizimin e plotë →LLÁÇK/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT Kafshë që mbarset para kohe. Kishte pesë llaçka në tufën e dhenve.
Shfaq përkufizimin e plotë →LLÁÇK/Ë,~AII f. sh. ~A, ~AT bised. 1. Tufa e flokëve që e mbledhin gratë pas kokës me shami a me rrjetë; nyja e shamisë, kur i lidhin cepat e saj në majë të kokës. Llaçka e lahuris…
Shfaq përkufizimin e plotë →LLÁÇK/Ë,~AIII f. sh. ~A, ~AT fig., bised., mospërf. Gojë. - Mbylle llaçkën!
Shfaq përkufizimin e plotë →LLÁÇË ndajf. Rrëmujë. Punët i kishte llaçë.
Shfaq përkufizimin e plotë →LLÁÇ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Lesë.2. Puna e bujkut që thërrmon plisat, puna e llaçitësit.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë