Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
LIVÁDH,~I m. sh. ~E, ~ET Fushë a shesh i madh me bar, pa drurë e shkurre. Livadhet malore. Livadh me lule. Tërfili i livadheve (bot.). Trumcaku i livadheve (zool.). E la livadh. Kositin livadhet. Lëshoi bagëtinë në livadh. Kullotin në livadh.
✱Sin.: luadh, livadhishtë, pashtër, lëndinë, ograjë, çair, preri.
♦ U bë livadh (dikush) shih u bë tapë (dikush). E bën livadh (diçka) shih e bën fushë me lule (diçka). Ia bëj mendjen livadh (dikujt) shih ia bëj kokën (mendjen) dhallë (dikujt). E hëngra livadhin (çairin) mospërf. 1. E kalova pjesën më të madhe të jetës, u plaka; më ka ikur koha, më erdhi fundi, s’më mbetet të rroj më; e hëngra kullotën; e hëngra tagjinë; më perëndoi ylli. 2. Më gjeti ose do më gjejë së shpejti një e keqe e madhe, do ta pësoj keq, kaq e pata. Hyri në livadh të huaj (dikush) hyri në një punë që s’i takonte; preku të drejtat e një tjetri. E korr livadhin me *gërshërë (dikush). Thur livadhin e lë shtegun hapur (dikush) bën një punë, por s’e çon deri në fund; nuk i ka vlerë puna, se nuk e ka përfunduar; bën vegshin e s’i vë vjegën (vegjën).
LIVÁDH,~I m. sh. ~E, ~ET Fushë a shesh i madh me bar, pa drurë e shkurre. Livadhet malore. Livadh me lule. Tërfili i livadheve (bot.). Trumcaku i livadheve (zool.). E la livadh. Ko…
Shfaq përkufizimin e plotë →LIVADHÍS jokal., ~A, ~UR 1. vet. v. III. Kullot lirisht në livadh, ha bar në livadh (për kafshët). Livadhisin kafshët. Po livadhiste tufa. E lë mushkën të livadhisë. 2. fig., keq. …
Shfaq përkufizimin e plotë →LIVADHÍSHT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Vend me livadhe.
Shfaq përkufizimin e plotë →LIVADHÍSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Kullotje lirisht e bagëtive në livadh. Bagëtitë janë në livadhisje.2. fig., keq. Endje e kotë ose shëtitje pa qëllim, që nuk ka ndonjë dobi; bredhje, …
Shfaq përkufizimin e plotë →LIVADHÓR,~E mb., libr. Që lidhet me livadhin; që është livadh a si livadh; që rritet në livadhe, i livadheve. Tokë livadhore. Bimët (bimësia) livadhore.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë