Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
LIRISHKÉLËS, ~E mb., libr. 1. Që shkel lirinë, që e kufizon ose e mohon lirinë e dikujt; lirishtypës.
2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.
✱Sin.: lirishtypës, lirimohues, lirimbytës, shtypës, tiran.
LIRÍSHT ndajf. 1. Pa e kufizuar veten ose pa u shtrënguar nga të tjerët, me vullnet të lirë, pa pengesë; pa druajtje, në mënyrë të lirë e të pavarur. I shpreh mendimet lirisht. Nuk…
Shfaq përkufizimin e plotë →LIRISHTÝPËS,~E mb. Lirishkelës.
Shfaq përkufizimin e plotë →LIRISHTÝPËS,~I m. sh. ~, ~IT Lirishkelës.
Shfaq përkufizimin e plotë →LIRISHTÝPËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Lirishkelëse.
Shfaq përkufizimin e plotë →LIRÍSHT/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT Livadh i vogël në mes të pyllit, çeltirë, lëndinë. Lirishtat e pyjeve. Lirishtë me bar. Doli në lirishtë.
Shfaq përkufizimin e plotë →LIRÍSHT/Ë,~AII f. sh. ~A, ~AT [LINÍSHT/Ë,~A f. sh. ~A, ~A] Arë e mbjellë me li; tokë që ka qenë e mbjellë me li.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë