Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
LIRIDÁSHËS,~E mb. 1. Që e do lirinë, që lufton për të fituar a për të mbrojtur lirinë; që frymëzohet nga dashuria për liri, që të ngjall dashurinë për liri. Popuj (njerëz) liridashës. Forca liridashëse. Tradita liridashëse. Përpjekje liridashëse.
LIRIDÁSHËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Aj që e do lirinë, ajo që lufton për ta ruajtur e për ta mbrojtur lirinë; ajo që të ngjall dashurinë për liri.
Shfaq përkufizimin e plotë →LIRIDÁLJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Leje për ushtarë ose për nxënësit e konvikteve për të dalë nga reparti a nga konvikti. Letra (fleta) e liridaljes. Në kohën e liridaljes. Dy orë lirida…
Shfaq përkufizimin e plotë →LIRIDÁSHJ/E,~A f. Dashuria për lirinë; lufta për të fituar ose për të mbrojtur lirinë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë