Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
LIRÍ,~AI f. sh. ~, ~TË 1. Të qenët i lirë në jetë e në punë; mungesa e shtypjes, e varësisë dhe e kufizimeve që pengojnë, vështirësojnë e ndrydhin veprimtarinë politike e shoqërore të një klase a shtrese të caktuar, të shoqërisë në tërësi ose të anëtarëve të saj; gjendja kur një vend nuk është i pushtuar dhe kur një popull jeton i lirë dhe i pavarur. Liritë qytetare (soc.) liri që janë ose duhet të jenë të mbrojtura me ligj, siç janë e drejta e fjlalës, e drejta e besimit, e lëvizjes dhe e tubimit. Liri politike (shoqërore, ekonomike). Liritë demokratike e drejta e fjalës, e shtypit, e mbledhjes, e grumbullimit dhe e manifestimit publik. Liri e plotë (e kufizuar). Liria e fjalës (e shtypit, e mbledhjeve). Lufta për liri e pavarësi. E fituam (e mbrojmë) lirinë. S'durohet jeta pa liri. Liria i ka rrënjët në gjak. (fj. u.). Liria nuk dhurohet, por fitohet. (fj. u.). Liria nuk mbrohet me fjalë e me urata, por me harqe e me shpata. (fj. u.). Liri akademike (libr.) e drejta e profesorëve, studiuesve dhe studentëve për të kërkuar, mësuar dhe shprehur ide pa kufizime apo ndërhyrje nga qeveria, institucionet arsimore ose forca të tjera të jashtme.
2. Gjendja e dikujt që nuk është i burgosur, i internuar a i arrestuar dhe gëzon të drejtat qytetare; të qenët i lirë. Liria personale. U dënua me heqje të lirisë.
3. edhe drejt. Mungesa e kufizimeve ose e pengesave në veprimtarinë e përditshme të dikujt ose në një fushë të caktuar; e drejta e plotë që i jepet dikujt për diçka; të qenët i lirë në mendime e veprime; e drejtë themelore e njeriut, që garantohet nga rendi kushtetues. Liria e mendimeve (e pikëpamjeve). Liria e ndërgjegjes. Liri veprimi. I ka dhënë fëmijës liri të madhe. Liritë civile. Garantimi i lirive kushtetuese. Liritë themelore dhe të drejtat e njeriut. Liri e pakufizuar (drejt.) liri e të shprehurit dhe e të vepruarit në një vend demokratik. Liri politike. Liri e mediave. Liria e shtypit.
5. nj. filoz. Mundësia e njeriut për të njohur dhe për të përdorur sipas vullnetit të tij ligjet objektive të zhvillimit të natyrës e të shoqërisë. Liria dhe domosdoshmëria. Liria e vullnetit.
♦ I jep liri gjuhës (dikush) keq. flet shumë e pa u menduar mirë; nuk e kontrollon atë që thotë; nuk i vë fre gojës.
LI,~A f. 1. mjek., veter. Sëmundje ngjitëse, me ethe të forta e me puçrra të kuqe që bëhen si flluska me qelb; shenja në lëkurë që mbeten nga këto flluska. I vrarë lie me shenjat e lisë në fytyrë e në trup.
2. bujq. Sëmundje e disa pemëve, që shfaqet, në lëkurën e kokrrave, me njolla të mbuluara më pas me një lloj pluhuri të zi. Lia e ullirit.
3. mjek., veter., bujq. Gjymtyrë e dytë e disa emërtimeve të pathjeshta që lidhen me këtë sëmundje. Lia e zezë lia me flluska në ngjyrë të errët. Lia e madhe forma më e rëndë e lisë. Lia e bardhë (e mirë) (euf.) lia e dhenve. Lia e dhenve li, kryesisht te fëmijët, që shfaqet me puçrra të vogla në fytyrë e në trup e më pas si flluska me lëng. Lia e dushkut (e pyllit) lia e dhenve.
✱Sin.: likardhë, lume, e bekuara.
LI,~RI m. bot. (lat. Linum usitatissimum) Bimë barishtore njëvjeçare, me gjethe të holla, të gjata e me majë, me lule të vogla e të kaltra, nga kërcelli i së cilës nxirren fije për të bërë pëlhurë, thasë, litarë etj. dhe nga farat nxirret vaj; fijet që nxirren duke rrahur kërcellin e kësaj bime. Li i gjatë (fijegjatë). Fije (fjollë, shtupë) liri. Pëlhurë liri. Vaj liri. Farë liri. Tjerr lirin.
♦ Është bërë *lesh e li (diku a diçka). E bën *lesh arapi (diku a diçka). E bëri *lesh e li (diku a diçka). Të *leshit e të lirit. Të lirit e të leshit shih të larat e të palarat. Të lirit e të ullirit shih të larat e të palarat.
LIRIDÁLJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Leje për ushtarë ose për nxënësit e konvikteve për të dalë nga reparti a nga konvikti. Letra (fleta) e liridaljes. Në kohën e liridaljes. Dy orë lirida…
Shfaq përkufizimin e plotë →LIRÍK,~E mb. 1. let. Që ka të bëjë me lirikën, që i përket lirikës, i lirikës; që shkruan vepra të kësaj gjinie. Gjinia lirike. Vepër (poemë, poezi) lirike. Poet lirik. Nota lirike…
Shfaq përkufizimin e plotë →LIRÍK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që krijon këngë ose vjersha lirike, poet lirik; poet i poezisë së ndjeshme dhe emocionale.2. muz. Këngëtar lirik.
Shfaq përkufizimin e plotë →LIRÍK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT let. Gjini e letërsisë artistike e cila përfshin veprat që shprehin në vargje ndjenjat, shqetësimet, dëshirat e përjetimet e tjera të poetit; tërësia e ve…
Shfaq përkufizimin e plotë →LIRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur çliroj një vend, një popull ose një grup nga pushtimi, robëria ose shfrytëzimi. Lirimi i vendit. Lirimi si akt çlirimi kombëtar e shoqëror. D…
Shfaq përkufizimin e plotë →LIRIMOHÍM,~I m. libr. Veprimi kur i mohoj lirinë dikujt; mohimi i lirisë, shtypja e lirisë.
Shfaq përkufizimin e plotë →LIRÍSHT ndajf. 1. Pa e kufizuar veten ose pa u shtrënguar nga të tjerët, me vullnet të lirë, pa pengesë; pa druajtje, në mënyrë të lirë e të pavarur. I shpreh mendimet lirisht. Nuk…
Shfaq përkufizimin e plotë →LIRÍSHT/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT Livadh i vogël në mes të pyllit, çeltirë, lëndinë. Lirishtat e pyjeve. Lirishtë me bar. Doli në lirishtë.
Shfaq përkufizimin e plotë →LIRÍSHT/Ë,~AII f. sh. ~A, ~AT [LINÍSHT/Ë,~A f. sh. ~A, ~A] Arë e mbjellë me li; tokë që ka qenë e mbjellë me li.
Shfaq përkufizimin e plotë →LIRÍZ/ËM,~MI m., let., art. Të qenët lirik; karakteri lirik i një vepre, përmbajtja lirike. Lirizmi në poezi (në muzikë). Lirizmi në veprat e Serembes.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë