Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
LÍR/Ë,~AI f. 1. Vegël e lashtë muzikore, me kasë të vogël, të përkulur e të zgjatur si brirë në të dyja anët dhe me katër deri shtatë tela. Lira greke. Telat e lirës. I binte lirës. Figura e lirës është emblema e muzikës.
2. fig. Frymëzimi e krijimi poetik. Lira e Fishtës. Nuk heshti asnjëherë lira e Naimit.
✱Sin.: instrument, frymëzim, krijim.
LÍRË (i, e) mb. 1. Që gëzon liri, që nuk është i pushtuar, i shtypur a i shfrytëzuar, që nuk është i robëruar; i pavarur; i çliruar. Popull i lirë. Vend (shtet) i lirë. Krahinë (zonë) e lirë. Qytetar i lirë. Jetë e lirë.
2. Që nuk është i burgosur, i internuar ose i arrestuar. Ishte i lirë.
3. Që ka të drejtën a mundësinë të veprojë sipas dëshirës së vet; që sillet a vepron në mënyrë të natyrshme, pa druajtje e pa ndonjë shtrëngim. Njeri i lirë. Është i lirë të bëjë si të dojë. E ndjen veten të lirë në skenë.
4. Që është i lëshuar, që nuk mbahet i lidhur ose i mbyllur, që nuk pengohet. Qentë janë të lirë. Kuajt i lanë të lirë në kullotë.
5. edhe fig. Që nuk kufizohet, nuk pengohet a nuk ndalohet nga dikush a nga diçka. Kalim (shteg) i lirë. Zgjedhje të lira. Gjueti e lirë. Det i lirë pjesa e detit ku anijet mund të lundrojnë lirisht si në hapësira asnjanëse. Tregti (shitje) e lirë. Bisedë e lirë. Energji e lirë (fiz.). Pllenim i lirë (bot.). Kryqëzim i lirë i bimëve (bot.). Me sy të lirë pa përdorur mjete të tjera për të parë. Shkëmbim i lirë mendimesh. Rruga ishte e lirë. Hyrja është e lirë mund të hyjë kushdo pa pasur ftesë a biletë.
6. Që bëhet lehtë e pa ndonjë vështirësi; që nuk është ose nuk bëhet sipas disa rregullave a kërkesave të prera e të pandryshueshme; që mund të vendoset, të lëvizë a të ndryshojë sipas dëshirës e pa ndonjë kufizim. Frymëmarrje e lirë. Lëvizje të lira. Përkthim i lirë përkthim që nuk bëhet fjalë për fjalë sipas origjinalit. Gjuajtje e lirë (sport.) gjuajtje në futboll ose në basketboll, gjatë së cilës kundërshtari nuk ka të drejtë të sulmojë a të ndërhyjë. Lojtar i lirë (sport.) lojtar i vijës së mbrojtjes në lojën e futbollit, i cili nuk mbulon ndonjë lojtar të vijës së sulmit të skuadrës kundërshtare, por u vjen në ndihmë mbrojtësve të skuadrës së tij kur u ikën ndonjë sulmues për të shënuar gol. Mundje e lirë (sport.) mundje, gjatë së cilës ata që ndeshen kanë të drejtë të kapin kundërshtarin në çdo pjesë të trupit, t'i përdredhin gjymtyrët etj. deri sa të mposhtet ndonjëri prej tyre. Stil i lirë (sport.) stil noti në garat e shpejtësisë, ku notarët mund të notojnë në mënyra të ndryshme. Ushtrime me trup të lirë (sport.) ushtrime gjimnastikore që bëhen duke lëvizur pjesët e ndryshme të trupit në mënyra e në drejtime të ndryshme. Ushtar i lirë (shah.) ushtar në lojën e shahut, që nuk ka përpara në kolonën e tij ndonjë ushtar të anës kundërshtare. Togfjalësh i lirë (gjuh.). Theks i lirë (gjuh.). Rendi i lirë i fjalëve (gjuh.) vendosja e fjalëve në fjali jo sipas një rendi të caktuar e të pandryshueshëm. Varg i lirë (let.). Trup i lirë (fiz.) trup që lëviz në hapësirë kur vepron një forcë mbi të. Rënia e lirë e trupit (fiz.) rënia e një trupi nën veprimin e forcës tërheqëse të Tokës ose nën ndikimin e forcës së rëndesës.
7. edhe fig. I zbrazët, pa njeri a pa sende; që nuk është i zënë, që nuk përdoret nga ndokush e mund të shfrytëzohet nga ndokush tjetër a për diçka tjetër; që ka mbetur bosh dhe nuk është zënë ende nga dikush tjetër; ende i paplotësuar; kund. i zënë. Dhomë (shtëpi) e lirë. Kishte disa vende të lira në sallë. Hapësirë (fushë) e lirë. Karrige e lirë. Telefoni është i lirë. Para (mjete monetare) të lira (fin.). Vend i lirë në organikë.
8. Që nuk është i lidhur fort; që nuk është i shtrënguar ose që nuk është i puthitur sipas trupit a pas një pjese të tij; i gjerë; kund. i shtrënguar, i ngushtë. Rrip i lirë. Lidhje e lirë. I ka këpucët (rrobat) të lira.
9. Që nuk është i zënë me ndonjë punë a me diçka tjetër; kund. i zënë. Koha e lirë. Ditën e kam të lirë. Nuk kanë asnjë orë të lirë. Sot jam i lirë.
10. spec. Që nuk lëviz pjesë të tjera të një mekanizmi; që nuk lidhet a nuk bashkohet me ndonjë pjesë tjetër. Rrotë e lirë me dhëmbëza (mek.). Thekë të lira (bot.). Organ i lirë (bot.) organ që nuk është i ngjitur me trupin e një bime.
11. kim., fiz. Që nuk është në lidhje kimike me diçka tjetër; që është ndarë nga atomet duke u zhvendosur në hapësirën midis dy atomeve. Gaz (oksigjen, azot, squfur) i lirë. Elektron i lirë (fiz.).
12. Që kushton pak, që shitet me çmim të ulët; i vogël, i ulët (për çmimin); kund. i shtrenjtë. Prodhim (mall) i lirë. Këpucë të mira e të lira.
13. fig. Që nuk është i kursyer, që i lëshon fjalët pa u përmbajtur; kund. i shtrënguar, i shtrenjtë. I lirë në fjalë, i shtrënguar në hesap. (fj. u.).
14. si em. m. e f. Sipas kuptimeve1, 8, 12, 13 të mbiemrit.
✱Sin.: i pavarur, liriplotë, i çliruar, i lëshuar, i zgjidhur, i çlirët, i liruar, i shpenguar, i zbrazët, i pazënë, i qëruar, i çelur, i çelët, i hapur, i pashtrënguar, i lirshëm, i shkrehur, i shtendosur, i dëlirë, i zgjidhur, i paputhitur, i papunë, i pakufizuar, i padetyrueshëm, i vogël, i ulët, i pakursyer.
♦ Me *dorë të lirë. Gjeti (ka) *fushë të lirë (dikush). Gjeti *shesh të lirë (dikush). Ka *dorë të lirë (dikush). E ka dorën të lirë (dikush) është dorëlëshuar, nuk e kursen paranë; e jep a e lëshon lehtë diçka; kund. e ka dorën të shtrënguar. Ka dorë të lirë (dikush) nuk e pengon asgjë dhe askush, është i lirë të veprojë sipas dëshirës së vet për të bërë diçka, mund të veprojë si të dojë. I lë *dorë të lirë (dikujt). I lë *fushë të lirë (dikujt a diçkaje). I lë *rrugë (udhë) të lirë (dikujt a diçkaje). I la *shesh të lirë (dikujt a diçkaje). I lirë në *miell e i shtrenjtë në krunde (dikush). I lirë në *djathë e i shtrenjtë në hirrë (dikush).
LÍRË ndajf. 1. Jo shtrënguar (për diçka të lidhur); pa u puthitur pas trupit ose pas një pjese të tij, gjerë, lirshëm; kund. shtrënguar, ngushtë. E lidhi lirë rripin. I rrinë rrobat (këpucët) lirë.
2. Jo ngjeshur, lirshëm; kund. shtrënguar. Jemi mjaft lirë.
3. Pa pengesa e pa vështirësi, lirisht, lirshëm. Flet lirë. Lexonte fare lirë.
4. Pa njerëz a sende të tjera brenda, bosh; kund. zënë. Shtëpia ishte lirë.
5. Pa pasur ndonjë punë a pa shumë punë ose pa ndonjë detyrë tjetër; kund. zënë. Sot jemi lirë. Je lirë apo zënë?
6. Lëshuar. Qentë janë lënë lirë.
7. Jo shtrenjtë; me çmim të ulët; kund. shtrenjtë. E bleu lirë diçka. Kushton lirë. Të prodhojmë më shumë, më mirë e më lirë! Të ble lirë e të shet shtrenjtë (fig.) është i zoti.
✱Sin.: lirshëm, lirisht, lirshëm, gjerë, zbrazët, bosh, lëshuar, ulët.
♦ E shiti lëkurën lirë (dikush) iu dha a u vu në shërbim të dikujt fare lehtë; e zhvlerësoi veten pa u mbrojtur si duhet, pranoi diçka nën vlerat e tij; kund. e shiti lëkurën shtrenjtë.
LIRËSÍ,~A f. Të qenët i lirë; shitja e sendeve me çmime të ulëta; kund. shtrenjtësi. Lirësi e madhe. Lirësia e mallrave.
Shfaq përkufizimin e plotë →LIRËSÍM,~I m. sh. ~E, ~ET libr. Veprimi kur e bëj diçka më të lirë; ulja e çmimit për diçka, duke e bërë më të përballueshme për konsumatorin. Lirësimi i çmimeve të produkteve ushq…
Shfaq përkufizimin e plotë →►LIRËS/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III 1. vetv. Bëhet më e lirë diçka; i bie vlera a çmimi diçkaje; lirohet; kund. shtrenjtësohet. 2. pës. e LIRËSOJ. Mallrat po lirësohen n…
Shfaq përkufizimin e plotë →LIRËS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. E bëj më të lirë diçka; i ul vlerën a çmimin diçkaje; kund. shtrenjtësoj. Liroj produktet nga taksat e tepruara.
Shfaq përkufizimin e plotë →LIRËSÚAR (i, e) mb. Që është bërë më i lirë në çmim; që ka kaluar në një gjendje më të lirë. Mallra të lirësuara.
Shfaq përkufizimin e plotë →LÍRËT (i, e) mb. I lirë8; kund. i shtrënguar. Nyjë (lidhje) e lirët. Rrip i lirët. Rroba të lirëta. Jakë e lirët.✱Sin.: i pashtrënguar, i paputhitur, i lirë, i lirshëm, i çlirët.
Shfaq përkufizimin e plotë →LÍRËT ndajf. Lirshëm, pa shtrëngim, çlirët.
Shfaq përkufizimin e plotë →LIRËTÍN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Lirishtë, çeltirë, lëndinë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë